Anëtari Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari dhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca janë subjektet të cilët do të kalojnë të enjten dhe të premten në sitën e Vettingut.

Dizdari është Gjyqtari i fundit Kushtetues që ka mbetur pa kaluar në Vetting, ndërsa Ndreca i cili rezulton se është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Nishani do të dalë të premten para KPK-së.

Në dosjet e gjykuara nga Ndreca spikat ajo e “21 janarit” kur ai ishte gjyqtar në Apelin e Tiranës në vitin 2013.

Tom Ndreca, aktualisht është gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Ai pritet të dalë para KPK-së më datë 13 korrik ora 15:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.