Vettingu, Nishani-Ruçit: Deklarata
deformim, u përjashtova nga procesi

Vettingu, Nishani-Ruçit: Deklarata<br />deformim, u përjashtova nga procesi
Pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, se Presidenti i Republikës nuk ushtroi kompetencën kushtetuese në administrimin e procesit të përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut, ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit. 

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Presidenca sqaron se deklarata e Ruçit nuk ishte korrekte, por e deformuar dhe jo transparente.

Nishani sqaron se institucioni i Presidencës u përjashtua nga reforma në drejtësi, pavarësisht se ishte kreu i shtetit ai që inicioi këtë proces. 

"Në lidhje me deklaratën e sotme në seancën e Kuvendit të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Gramoz Ruci, se Presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën e tij në procesin e përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut, Institucioni i Presidentit të Republikës informon qytetarët se deklarata nuk është korrekte, por e deformuar dhe jo transparente.

Parlamenti e miratoi ligjin përkatës në tejkalim të afateve që ishin vendosur në Kushtetutë për Presidentin e Republikës duke ja pamundësuar totalisht pjesëmarrjen në këtë proces. Për fat të keq, përjashtimi i Presidentit të Republikës nga i gjithë ky proces i rëndësishëm, ka qenë një politikë konstante megjithëse ishte pikërisht Presidenti i Republikës, institucioni i parë që inicioi fillimin e reformës së drejtësisë në tetor të vitit 2014 kur ende askush nuk po merrte një iniciativë të tillë.

Edhe nje herë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, Presidenti i Republikës i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, të tregojnë respekt dhe zbatojnë me korrektesë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ku sqarim bëhet në shërbim të transparencës për qytetarët shqiptarë, dinjiteti dhe integriteti i të cilëve është dimensioni më i rëndësishëm se cdo gjë tjetër për Presidentin e Republikës
".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit