Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn

Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn

Ish-gjyqtari Desart Avdulaj gjatë Vettingut në KPK më 2021

Vettingu i KPA-së shkarkon dhe nxjerr përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë gjyqtarin e Apelit Durrës, Desart Avdulaj.

Fshehja e dy makinave, huatë, apartamentet, deklarimet e pasakta dhe çështjet e tjera të bilancit të një shume prej 13 mln lekësh të pajustifikuar, ishin mëse të mjaftueshme që të lihej sot (18 Dhjetor) në fuqi vendimi i marrë nga KPK tre vite më parë ndaj ish-magjistratit.

Avdulaj e kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë, por nuk arriti të provonte paqartësitë ligjore dhe financiare.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 66/2021, datë 09 Nëntor 2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26 Maj 2021”, njoftoi sot KPA.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi,  u vendos ‘lënia në fuqi’ të vendimit të KPK-së dhe ky vendim është i formës përfundimtare, duke e nxjerrë për 15 vitet e ardhshme nga sistemi i drejtësisë.

Mungesa e burimeve të ligjshme të tre huadhënësve, dyshimet për fshehjen e dy makinave dhe pasaktësitë në deklarimin e të ardhurave cash, çuan në shkarkimin nga KPK të gjyqtarit Desart Avdulaj tre vite më parë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimin e zbardhur për gjyqtarin Desart Avdulaj, theksonte se magjistrati kishte fshehur pronësinë e 2 mjeteve që i kishte përdorur vetë, por që me letra kishin pronarë të tjerë. Teksa nuk arriti ta përmbyste dot barrën e provës dhe të bindtte KPA-në për këto deklarime. Por edhe pasuritë, si prova e burimit të ligjshëm të tre huave apo që nuk justifikonte kursimet e përdorura në blerjen e një apartamenti.

Trupa e nxori Avdulajn me një bilanc negativ prej 13 milionë lekësh dhe tha se ‘ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe se veprimet e tij cenonin besimin e publikut te drejtësia’.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës