Vettingu në polici/ Zv. ministri i Brendshëm: Efektivët që do shkarkohen nga vettingu, do përballen me drejtësinë

TIRANË-  Të gjithë efektivët e policisë që do të shkarkohen në sajë të procesit të vettingut, lidhur me kriterin e pasurisë apo për pastërtinë e figurës, duhen të përballen sipas ligjit. Sipas zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, apo SHÇBA duhet të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata punonjës policie që preken në këto dy kritere.

“Për të gjitha rastet kur Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit apo SHÇBA-ja do të konstatojnë se mund të jetë konsumuar një vepër penale, qoftë kur verifikohet pasuria, qoftë kur verifikohet integriteti, është i detyruar të bëjë kallëzim penal”, deklaroi Hodaj.

Hodaj shpjegoj më tej se të gjithë ata efektivë që dikur kanë qenë punonjës së ish sigurimit të shtetit, nuk do të përjashtohen automatikisht, por do të dalin para Komisionit.

“Sipas parashikimeve të ligjit, të qenurit ish-punonjës, ish-informatorë apo ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit është një rrethanë që merret parasysh nga organet e vlerësimit si gjithë rrethanat e tjera. Pra nuk ka një përjashtim automatik në rastet kur dikush mund të ketë shërbyer në atë strukturë, por është një rrethanë që do merret parasysh si gjithë të tjera. Pra, edhe këta persona besoj se do të dalin e do të përballen me një seancë publike”, u shpreh Hodaj.

Numri 2 i Ministrisë së Brendhshme theksoj se ata punonjës policie që do të konstatohen me mangësi vetëm në anën profesionale, do tu duhet të marrin edhe një herë trajnim në Akademinë e Sigurisë. Ndërkohë që ende nuk ka një datë fikse, kur uniformat blu do të ulen para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Deklarata e plotë e Hodajt

Lidhur me faktin se në çfarë pike është procesi në tërësi, po punohet me 245 dosjet e para, që është edhe pjesa e kompetencës që ka edhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, është një punë që çohet paralelisht për të gjithë 245 dosjet, pavarësisht se një prioritet të veçantë e kanë 45 të parët meqë është procesi që fillon nga maja e piramidës së cilës prej organizatave.

Seanca dëgjimore në dijeninë tonë si Ministri e Brendshme, sepse kemi parasysh edhe rolin e Ministrisë së Brendshme që nuk ka tagër të ndërhyjë në ecurinë e procesit, është një proces që e çon përpara vetë komisioni, por gjithsesi informohemi për shpejtësinë dhe në dijeninë tonë disa nga dosjet janë pothuajse gati për t’u parashtruar pastaj  në seancat dëgjimore.

Besoj që detajet për këtë i jep më mirë komisioni sesa Ministria. Ne shpresojmë sa më parë që të jetë e mundur. Tani të kesh një punë cilësore të bërë në një kohë shpejt do të ishte ideale. Por ne preferojmë më mirë një punë cilësore sesa një punë të bërë me shumë shpejtësi dhe e cila mund të rezultojë pastaj me ndonjë gabim.

-Ministria e Brendshme nuk ka tagër të kërkojë të dhëna dhe as të interesohet pranë institucioneve përkatëse sepse kjo do të ishte ndërhyrje në proces.  Sa kohë e ka thënë kryetarja e komisionit  besoj që duhet t’i referoheni deklarimeve të saj, dhe thashë Ministria nuk ndërhyn në këtë lloj procesi. Ndoshta dhe muaji gusht duke qenë edhe muaji i pushimeve ka ndikuar për ndonjë vonesë të mundshme por nuk besoj që ka qenë ndonjë problem i patejkalueshëm.

Sipas parashikimeve të ligjit, të qenurit ish-punonjës, apo ish-informator, apo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit është një rrethanë që merret parasysh nga organet e vlerësimit si të gjitha rrethanat e tjera. Pra nuk një përjashtim automatik në rastet kur dikush mund të ketë shërbyer në atë lloj strukture, por është një rrethanë që do merret parasysh siç merren të gjitha të tjerat. Pra edhe këta persona besoj që do dalin dhe do përballen me një seancë publike.

Puna me 45 dosjet e para nuk pengon punën me 200 dosjet e tjera. Në dijeninë tonë informacionet janë kërkuar për të gjithë 245-shen që është pjesa drejtuese e tre organizatave. Pra në qoftë se themi që 45 të parat janë ato më afër përfundimit dhe janë të parat që do dalin nëpër seanca dëgjimore publike nuk përjashtojmë që puna po vazhdon edhe me 200 të tjerat. Pra është një punë që shkon paralelisht.
-Me ndryshimet e reja të ligjit, ndryshoi dhe numri i punonjësve që do kalojnë vlerësimin në fazë të parë. Pra e gjithë SHÇBA-ja kalon vlerësimin për vete në fazë të parë, që do të thotë nga faza e dytë dhe e tretë që i qëndrojmë asaj ndarje klasike që kemi bërë që në fillim: grada të larta, grada të mesme dhe grada të ulta. Në momentin që do fillojnë gradat e mesme dhe gradat e ulta SHÇBA do ketë kaluar për vete vetingun. Pra do të kemi edhe një trupë vlerësuesish nga SHÇBA -ja të cilët do e kenë kaluar vetë këtë lloj procesi.

SHÇBA është një institucion që atë tagër ka edhe sot, të merret me shkeljet e punonjësve të policisë apo të institucioneve të tjera që janë në varësi të Ministrisë së Brendshme, dhe nuk shoh ndonjë element kompromentimi te ky lloj procesi  sa kohë për vete ata i nënshtrohen një procesi të njëllojtë dhe ajo që ligji parashikon është një procedurë të njëjtë vlerësimi për të gjithë punonjësit nga i pari tek i fundit. Domethënë nuk ndryshojnë as kriteret as metodologjia, nuk ndryshon as përfundimi i vlerësimit.

Kriteret janë të tjera, metodologjia është ndryshe dhe është një proces tjetër, nuk është procesi klasik i ndjekur deri më sot. Deri më sot procesi klasik është që ka një verifikim paraprak të figurës së punonjësve dhe shumë pak element për shembul: verifikimit të pasurisë. Siç besoj e kemi thënë edhe publikisht  herë  tjetër, nga analiza që u krye në fillim fare vetëm 110-120 punonjës të policisë kishin deklaruar ndonjëherë pasurinë. Pra procesi është më i thellë, ka kritere të tjera vlerësimi, ka elementë të detajuar të vlerësimit, ka edhe një procedurë ndryshe nga ajo që ndiqej më përpara.

Në terma financiarë është vetëm kostoja e pagesës, në këtë moment është vetëm kostoja e pagesës së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe sekretariatit mbështetës. Pra janë 30 njerëz të punësuar sipas atyre shifrave që i keni te VKM-ja dhe nuk ka kosto të tjera shtesë, por plus shtojmë edhe kostot logjistike të Ministrisë së Brendshme që ka siguruar ambjentet dhe siguron mbështetjen teknike.

Skema e parashikuar para ndryshimeve të ligjit ishte tjetër. Pra presupozohej që në të tre fazat bashkë, në fazën e fundit të kishte 270 njerëz të angazhuar totalisht në këtë lloj ushtrimi dhe kuptohet me pagesa dinjitoze në mënyrë që të kryhej një punë e pavarur dhe e paanshme, duke qenë se kjo u modifikua me ndryshimet e ligjit, kosto është minimale.

-Unë thashë ka ndryshuar metodologjia e vlerësimit dhe janë futur kritere të reja që nuk ekzistonin në ligjet e mëparshme. Fakti që u ndërmorën këto lloj ndryshimesh do të thotë që kishte nevojë për këtë lloj ndërhyrje dhe nuk ishte një punë e kryer pas një analize dhe pas një studimi të disa modeleve specifike se si mund  të kryhej kjo lloj procedure. Dhe fakti që ndodhën këto ndryshime, u futen kritere të reja, u miratua një ligj i veçantë dhe ka një metodologji tjetër vlerësimi dhe një tjetër procedurë tjetër vlerësimi, sepse flasim për një procedurë ku subjekti që nënshtrohet pasi njihet  me raportin ka të drejtë të bëjë vërejtje, përballet në një seancë dëgjimore, do të thotë që kishte nevojë realisht për këtë lloj ndërhyrje.

-Nuk ka kritere të reja. E vetmja gjë që ka ndryshuar me ligjin është organi që kryen vlerësimin në fazën e dytë dhe të tretë. Kriteret ngelen po ato; Integriteti, pasuria dhe profesionalizmi.

-Sipas ligjit, do t’i referohemi gjithmonë ligjit, edhe këta në momentin që rekrutohen në Policinë  e Shtetit dorëzojnë deklaratat përkatëse dhe do të vlerësohen sipas gradës që kanë. Duke qenë se futen me gradë, pra ju thatë futen 500 patrulla të përgjithshme, fillojmë me gradën më të ulët, ekselentët futen me gradën N/Komisar do t’ju qëllojë vlerësimi në mos gaboj në fazë të tretë. Pra kur të mbarojnë edhe gradat e mesme.

-SHÇBA është në një proces ristrukturimi dhe po miraton një strukturë të re pikërisht për këtë qëllim, ku do të ketë një drejtori apo departament që do të jetë ekskluzivisht i ngarkuar me këtë lloj procesi. Ky proces nuk ka afat, që do të thotë që SHÇBA do të fillojë për sa i përket vlerësimit kalimtar, sepse flasim akoma për vlerësim kalimtar, do të fillojë nga grada më e lartë e pjesë së mesme e Policisë s ë Shtetit, Gardës së Republikës deri tek i fundit.
Në momentin që kryhet ky proces, do të marrë përsipër atë proces që ne e quajmë “ Vlerësimin Periodik” që  është vlerësimi mbi bazë e riskut.

-Sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë çdo zyrtar, pra çdo punonjës i shtetit është i detyruar që në momentin që haset me potencialisht kryerjen e një vepre penale, duhet të bëjë një kallëzim për këtë qëllim. Pra në të gjitha rastet kur Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit apo SHÇBA nesër do të konstatojnë të konsumuar një vepër penale, qoftë kur verifikohet pasuria, qoftë kur verifikohet identikiti është i detyruar të bëjë kallëzim penal. Por kjo ngelet në vlerësim rast pas rasti.

-Sanksioni për mospërmbushje të kritereve të vlerësimit kalimtar apo të vetingut është përjashtimi nga Policia  e Shtetit apo Garda e Republikës. Sipas ligjeve në fuqi sot, kush përjashtohet nga Policia e Shteti nuk kthehet dot më në Policinë e Shtetit. Sa i përket nëse mund të punojë në struktura të tjera siç mund të jenë shoqëritë privatë të ruajtjes së sigurisë fizike, ky është një vlerësim që bëhet rast pas rasti. Sepse ju e dini që të gjithë punonjësit që punësohen në këto struktura i nënshtrohen një vlerësimi, pra marrin një vërtetim besueshmërie nga Policia e Shtetit. Ajo pastaj do të vlerësohet rast pas rasti nëse ky person është i besueshëm mjaftueshëm që të punojë në këtë lloj strukture apo jo.

-Ne besojmë që Akademia e ka të gjithë mundësinë që të mbushë çdo lloj boshllëku që mund të krijohet nga procesi i vlerësimit. Jo më larg se sot është dita e fundit e testimeve fizike për 500 rekrutë të rinj të Patrullës së Përgjithshme. Pra Akademia ka marrë përsipër që në harkun e këtyre 9 muajve të trajnojë dhe të edukojë 500 efektivë të rinj. E ka këtë kapacitet dhe nuk besoj që ritmet e largimit do jenë më të mëdhaja se 500 vetë në 9 muaj.

-Testi me shkrim është një test hyrje, nuk është i vetmi. Së bashku me testin me shkrim zhvillohen testet fizike, ka edhe n test psikologjik dhe në përfundim të këtyre një mijë e pak kandidatëve të mundshëm do të përzgjidhen ata 500 që performojnë më mirë.
Për sa i përket nivelit, edhe unë do të kisha qenë më i kënaqur që niveli i testit me shkrim të ishte me i lartë po në fakt kjo është ajo që ofron tregu sot.

-Procesi është i njejtë për të gjithë, nuk ndryshon. Edhe ata do të ndjekin rrjedhën normale të procesit sipas gradave që do të kenë. Nuk parashikohet asnjë lloj vlerësimi i veçantë për kategori të veçanta. E vetmja gjë e veçantë që ligji parashikon është që në rast bëhet fjalë për struktura të cilat duhet të operojnë në mënyrë të rezervuar, pra kur flasim për pjesën operacionale të policisë së Shtetit, agjentët në mbulim etj, procesi nuk do të jetë publik për arsyse të cilat besoj kuptohen shumë mirë.
 
-Ligji parashikon një mekanizëm, një lloj valvule për këtë lloj problemi , se ne jemi të ndërgjegjshëm që ka pasur informalitet ndër vite dhe disa punonjës policie mund të jenë edhe të pamundur për të justifikuar atë që deklarojnë. Ligji parashikon që për kriterin  e pasurisë asnjë nuk do të penalizohet në qoftë se ajo që është e deklaruar nuk kalon 200% të të ardhurave të justifikuara.  Pra me këtë lloj mekanizmi mbullohen edhe boshllëqet u mundshme në dokumentacion apo në justifikim siç mund të jenë rastet e emigracionit apo informalitetit.

-Ligji parashikon pikërisht këtë; që ata që kanë deficite nga ana profesionale do të shkojnë dhe do të rimarrin trajnime në Akademinë e Sigurisë. Ne kemi besuar fort që dikush që kalon me sukses pjesën e integriteti dhe pasurisë mund gjithmonë të ritrajnohet, riedukohet dhe të shërbejë për qëllimet e Policisë së Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 17/09/2019 14:17

    Kjo eshte gjeja me pozitive qe ka ndodhur ne keto vite demokraci. Shpresoj shume te realizohet sa me pare qe Policia Shqiptare te jet akoma me shume standarteve nderkombetare. Besoj fort se kjo nisem do te jete eficente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë