Vettingu/ PD akuza për Donika Prelën: Nuk justifikon pasurinë, KPK nuk e merr në konsideratë

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, akuzoi këtë të premte Kryetaren e Prokurorisë së Krimeve të rëndë Donika Prelës,për shkeljet që janë vrenjtur nga Komisioni i pavarur i kualifikimit në lidhje me deklarimin e pasurive të saj, ku i është drejtuar organeve të vettingut të mos veprojë me standard të dyfishtë.

Në një deklaratë për mediat, Gjata u shpreh se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në deklarimet e bëra nuk justifikon pasurinë e saj, duke filluar nga një apartament që ajo ka blerë kohët e fundit nga administratori i një kompanie, që është konflikt interesi pasi po hetohet nga institucioni që ajo drejton.

Sipas Gjatës, po zbatohet një standard i dyfishtë, në trajtimin e biznesmenëve para ligjit dhe në vetë seancën e rivlerësimit të njerëzve të drejtësisë dhe për këtë organet e drejtësisë duhet të veprojnë vetëm në përputhje me zbatimin e ligjit.

Ne kemi dosjen e  Donika Prelës që është çuar në Vetting. Kemi disa raste që duhen hetuar me seriozitet  që KPK të mos bjerë në atë që quhet standard i dyfishtë.  Duke filluar me rastin e një apartamenti që zonja Donika Prela ka marrë në rrugën Tefta Tashko Koço te një kompani administratori i së cilës është nën hetim nga Prokuroria e së cilës ajo drejton. Prokuroria e krimeve të rënda ka marrë një apartament.Çmimi i apartamentit të Prelës, është shumë më i lirë se sa çmimit të tregut ku shumica e apartamenteve shkojnë nga 200 deri 250 mijë euro nga çmimi me të cilën Donika Prela ka blerë apartamentin e saj.   A hetohet në këtë rast për kontrata fiktive, për pastrim parash.  E ka detyrim organi i Prokurorisë së Krimeve të rënda ta marrë nën hetim. E rëndësishme është dhe procesi gjyqësor që bashkëshorti i saj ka hapur me kompaninë ku ka punuar, “Bruçi”, për mospagim sigurimesh. Instituacioni i vettingut duhet të heq dorë nga standardi i dyfishtë i hetimit. Të gjitha këto i kemi të dokumentuara. Ne nuk kërkojmë asgjë veçse organi  i vettingut të mbajë të njëjtin standard për çështje të ndryshme.

Çlirim Gjata, Sekretari për cështjet ligjore të Partisë Demokratike

Një ditë më parë Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, është shprehur se drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela, duhet të largohet nga detyra pasi ka shkelur ligjin. (Lexo këtu) Me anë të kësaj deklaratë Gjata ju referua përgjigjes, që Prela dha më herët para zyrtarëve e ONM-së, e cila deklaroi se bashkëshorti nuk ka përse të paguajë taksa pasi Shqipëria nuk është vend i Bashkimit Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 05/02/2019 09:18

    Ky asht I biri I Rustem Gjates.Kriminelit gjykates te Shkodres qe denoj qindra shkodran me denim capital. Nje komunist fanatic qe Berisha e ktheu ne "democrat"

    Përgjigju
  • Erik: 25/01/2019 15:01

    Ju denoi Shullazin Donika qe ju ka merzitur kaq shume?

    Përgjigju
    • Kire: 26/01/2019 00:21

      Po i joni eshte Shullazi qe kishte ushtar Sajmen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka