'Bashkëshorti im s'ka paguar taksat pasi s'jemi në BE', PD: Prela nuk duhet të jetë më kryeprokurore
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata për mediat
Partia Demokratike i është kundërvënë kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila në përgigje për zyrtarët e ONM-së deklaroi se bashkëshorti nuk ka përse të paguajë taksa pasi Shqipëria nuk është vend i Bashkimit Europian. (Lexo këtu)
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se prokurorja Donika Prela nuk duhet të qëndrojë për asnjë sekondë në detyrë. Më tutje, ai nënvizoi se bashkëshorti i prokurores edhe kur nuk paguan taksat falet nga ligji, ndërkohë që, biznesmenët e tjerë burgosen sepse nuk kanë lidhje e përkrahje politike.
Si arsye të tjera se përse prokurorja Prela nuk duhet të qëndrojë më në detyrë, Gjata përmendi mbylljen e dosjeve në favor të pushtetit, duke përmendur midis tyre dosjen "339" të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Çështja është se çfarë deklaroi kjo zonjë para organeve të Vetingut. Në momentin që zyrtari i ONM-së e pyeti Donika Prelën se pse bashkëshorti i saj nuk paguan taksa, ajo tha se nuk kemi të njëjtin standard, sepse Shqipëria nuk është vend i BE-së. Kjo ishte pak a shumë logjika e gjithë deklaratës së saj. Bashkëshorti i saj falet dhe nuk ka asnjë përgjegjësi kur nuk paguan taksa. Biznesmenët pa përkrahje politike, që nuk kanë lidhje me pushtetin, që i shërbejnë qytetarëve, futen në burg. Standard i dyfishtë në politikë. Kemi një shkelje të prokurores së Krimeve të Rënda, e cila nuk duhet të qëndrojë në detyrë vetëm për këtë shkak. Prela mban të mbyllura dosjet në favor të pushtetit dhe të kryeministrit, duke nisur nga dosja 339 e Dakos, i cili është kapur në shit-blerje votash
Çlirim Gjata, Sekretari për cështjet ligjore të Partisë Demokratike
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
Carlo Bollino: Në emër të Çlirim Gjatës, gjykatësja legalizon llumin e shpifjeve dhe të sharjeve në Shqipëri!
20 Shtator 2023, 16:39
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Dokumenti/ Babai i Çlirim Gjatës së PD-së dënoi me vdekje priftin Hil Gjoni se shau partinë! Berisha e bëri ‘xhelatin’ deputet dhe e vuri në krye të drejtësisë, i biri sot ‘avokat’ i non gratës
10 Gusht 2022, 17:19
-
PD e Berishës e akuzoi për vjedhje, Drejtori i Doganave: Janë marrë me qira nga një biznes që ka bërë evazion fiskal
28 Korrik 2022, 17:43
-
Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Çlirim Gjata me 449 vota tek Tritan Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD në 2021 (Shifrat)
13 Tetor 2021, 16:37
-
Mesazhi i demokratëve për Bashën, largojnë Jamarbër Malltezin dhëndrin e Berishës, Çlirim Gjatën që dështoi në zgjedhje, Shehun, Mziun dhe Klevis Balliun! Emrat e Kryesisë së re, pa kritikë
31 Gusht 2021, 09:08
-
Zgjedhjet për kryetarin e ri, Eno Bozdo ikën nga komisioni zgjedhor i PD, zëvendësohet nga Çlirim Gjata
17 Maj 2021, 12:39
-
Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në 'skutat' e Vlorës me njerëz të dyshimtë e pa maska, do veprojnë SPAK dhe KQZ?!
18 Shkurt 2021, 12:16
-
Nga Ina Rama tek Natasha Mulaj, ja si votuan anëtarët e KPA për shkarkimin e Donika Prelës, pasuria e që penalizoi
25 Nëntor 2020, 17:13
-
Izolimi në 41-BIS/ Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kallëzojnë penalisht Arta Markun dhe Donika Prelën për shpërdorim detyre
14 Tetor 2020, 12:57
-
Gjykata 'gjen' fantazmën Çlirim Gjata pas shkrimit të Carlo Bollinos, i cili i përgjigjet
13 Tetor 2020, 13:46
Po të ishe nonjë fushë tjetër do kishim respekt për ty por ndoqe rugën e babajt tënd është një fjalë e urtë bëmë baba të të ngjaj
Përgjigju