Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias, për ligjin e Vettingut. 
 
Rama ironizon pretendimet e Partisë Demokratike, të cilët kanë ngritur dyshime se ligji bie ndesh me Kushtetutën.  

"Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA, gënjejnë të gjithë veç Lulit e PD, që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi", shkruan Rama në Facebook.

Komisioni i Venecias zbardhi mesditën e kësaj të mërkure opinionin final për ligjin e Vettingut, ku konfirmoi kushtetutshmërinë e ligjit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com