Vettingu/ Raporti i DSIK: 200 nga 800 gjyqtarë e prokurorë të lidhur me krimin

200 nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë kanë lidhje me grupet kriminale. Kjo është përgjigja që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i ka dhënë Komitetit Shqiptar të Helsinkit. DSIK në shkresën e tij tregon format se si gjyqtarët dhe prokurorët kanë komunikuar me njerëz që janë pjesë e krimit të organizuar

“Kontakte të papërshtatshme të evidentuara janë në lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi i qëllimshëm, që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit” thuhet në raportin e DSIK. Erinda Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpjegon se DSIK thotë në përgjigjen e tij se 200 nga 800 subjektet e rivlerësimit në drejtësi nuk plotësojnë kushtet për të vijuar detyrën, gjithmonë sipas raportit të DSIK.

200 nga 800 subjektet që kanë deklaruar pranë DSIK në fazën paraprake kur organet ishin duke operuar kanë rezultuar me kontakte të papërshtatshme në lidhje me korrupsionin dhe krimin. Nga vlerësim nuk ka rrethana lehtësuese. Në vlerësimin e DSIK e bëjnë të papërshtatshme vazhdimin e detyrës nga këto 200 subjekte.

Erinda Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Sipas Shkresës së Drejtorisë së Sigurimit dhe Informacionit të Klasifikuar asnjë prej 200 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë pasur kontakte me anëtarë të krimit të organizuar, nuk është vlerësuar si i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Emrat e 200 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë pasur kontakte me krimin e organizuar nuk bëhen të ditur nga DSIK, por kjo listë I është dorëzuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Ii cili po kalon në sitë prokurorët e gjyqtarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arsen: 20/07/2018 22:11

    Te gjithe jane te korruptuar dhe ska shans ta mohoj njeri,por problemi kryesor eshte se kush do ta frenoj kete situate te korruptuarit, se ne Shqiperi gjithmone kjo loje eshte "Hiqja Lenes dhe futja Prenes" dhe ata te ashtuquajturit nderkombetare jane me te korruptuar se keta dhe jane me te lumturit ne bote kur i bie shorti ketu ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Katunari tirones: 20/07/2018 17:18

    Nuk eshte lajm i ri populli e di keto gjera dhe nuk kane nevoje per koment.komenti eshte qe te gjithe duhet te shkojne para drejtesis dhe tu konfiskohet pasuria

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/07/2018 16:18

    Tu merret pasuria e vene me vjedhje te gjitheve;dhe jo vetem gjyqtareve,prokuroreve por te gjithe ata qe I kane nga KRIMI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki