Vettingu/ Seanca dëgjimore për prokurorin Sadiku, KPK: S'justifikon klinikën e gruas

Vettingu/ Seanca dëgjimore për prokurorin Sadiku, KPK: S'justifikon klinikën e gruas

Foto Ilustruese

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit të Korçë, Elsion Sadiku ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për seancën dëgjimore. Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Vendimi për të do të merret më 27 korrik.

Në seancën e sotme para KPK-së, prokurori Sadiku ka kërkuar rikonfirmim në detyrë. Sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezulton i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja.

Prokurori Sadiku ka deklaruar si pasuri tijën: bashkëpronësinë e një toke bujqësore me sipërfaqe 16 mijë m2; blerjen e pajisjeve për një klinikë dentare dhe kaparin prej 13 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti 108 m2, të cilat janë kthyer mbrapsht për shkak të anullimit të shitjes.

Pikat ku mund të cenohet figura e Sadikut është blerja e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes, kontrata e shitblerjes së një pallati dhe pushimi i një çështjeje.

Për klinikën e bashkëshortes është harxhuar vlera e 7.5 mijë eurove. Në një kohë kur ajo ka deklaruar në 2008 një dhuratë nga babai për fejesën vlerën prej 500 mijë lekësh dhe 1 mijë lekë të ardhura nga puna si dentiste edhe pse në këtë periudhë kohore ajo nuk rezulton të ketë qënë e punësuar.

Një tjetër problem është kontrata e shitblerjes së një pallati me vlerë 34 mijë euro duke paguar fillimisht 27 mijë euro; më pas është bërë anulimi i kontratës, e cila më pas është lidhur për një apartament tjetër. Kjo kontratë nuk ka burime të ligjshme.

Gjithashtu subjekti i rivlerësimit në qershor të 2015 ka marrë vendim për "pushim çështjeje" me arsyetimin që nuk plotësoheshin elementët e veprës penale. Çështja ka bërë bujë pasi është denoncuar edhe në një emision investigativ, ku thuhej se dy pedagogët në Korçë kishin shfaqur parregullsi gjatë punës.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese ndaj pjesëmarrjes dhe diplomimit në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.

KPK

Në fjalën e tij, Sadiku është shprehur se pajisjet do t’i kishte blerë me shumën e 1.5 milion lekëve të cilat i kishin kursyer por më pas i kishin gjetur të përdorura me çmimin e 7500 eurove.  Sadiku ka sqaruar edhe shumën e një milionëve si pajë kur më parë kishte deklaruar 500 mijë lekë.

Të ardhurat prej 1 milion lekësh nga puna e gruas nuk janë të vitit 2008, por nga 2007 deri në mars 2009. Përveç të ardhurave të punës bashkëshortja mori dhuratë nga babai si pajë një milion lekë. Bashkëshortja ka nisur të punojë menjëherë pas përfundimit të shkollës, por e paregjistruar. Në vitin 2009 ajo e ka marrë pagesën cash dhe jo përmes sistemit bankar. Nga 2008 deri në 2012 unë nuk kam deklaruar cash, për shkak se formulari i deklarimit nuk e ka pasur kategori për ndryshimin e gjendjes në cash. Për këtë arsye deri në 2012 nuk kam deklaruar shtim të vlerës së parave cash.

Elsion Sadiku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 24/07/2018 17:58

    Pak shume pak 7500 euro duhet te kishe me shume si ai Zagarnjori qe te ja mbushje mendjen KPK nuk e meriton te kalosh pak ke vjedhur nuk mund te pranojme hajdute te vegjel duhen dinosaure si Tik Llalla Zaganjori Gjin Gjoni qe te behet kjo m*t drejtesie apo ta dhjejme fare me hajdut te vegjel si ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën