Duke mos përcaktuar se kush janë bllokuesit, ndonëse e lë për ta kuptuar pasi jo më larg se sot gjyqtarët dërguan një padi të dytë në Kushtetuese kundër Vettingut, Selami thotë se do të dështojë gjithë kjo përpjekje.

“Përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi do të dështojnë. Koalicionit të krimit po i vjen fundi. Shqiptarët do të kenë drejtësi”, shkruan Eduard Selami në rrjetin social.
Reagimi i Selamit vjen pas padisë së dytë të gjyqtarëve për ligjin e Vettingut depozituar në Gjykatën Kushtetuese edhe pse po kjo gjykatë rrëzoi një padi po të gjyqtarëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
