Vettingu 'djeg' prokurorin e Durrësit, shkarkohet nga detyra Bujar Hoti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Bujar Hotin katër ditë pas zhvillimit të seancës dëgjimore. Hoti ishte magjistrati i parë me të cilin ka rinisur procesi i Vetting-ut pas shkëputjes.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici ka shqyrtuar dosjen e Hotit duke vendosur për shkarkimin e tij.

Sipas raportit në ILDKPI, Hoti kishte bërë deklarim të saktë pasuror, dhe se kishte fshehur atë, ndërsa sipas KPK-së prokurori nuk ka justifikuar dot mijëra metra tokë buzë detit, kontratat fiktive, apartamentet me kredi dhe udhëtimet e bashkëshortes. Sa i përket aftësive profesionale, DSIK e cilësoi Hotin si të përshtatshëm për të vazhduar detyrën e tij si prokuror.

Gjatë seancës dëgjimore të KPK-së, për çështjen e pasurisë Hoti ka pasur replika me përfaqësuesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs.

Replikat e ONM-së me Hotin:

Teo Jacobs: Unë do shkojë për të blerë bukë dhe kek, por do shkoj t’i blej tek kasapi. Zoti Hoti, ju po përpiqeni t’ia shisni këtë skenar panelit. Këtu duhen thënë të vërteta. Ju s’keni patur kursime dhe thoni që në vitin 2007, përdorët kursimet e vitit 2005, që nuk i deklaruat në vitin 2006. Morët një kredi prej 70 mijë euro, dhe kjo kredi kaloi në llogarinë personale të administratorit të kësaj kompanie.

Julian Mërtiri, avokati i Hotit: Kërkoj që pyetjet e përfaqësuesit të ONM të shkruhen në kontekstin e realitetit shqiptar.

Prokurori Bujar HotiKam 32 vite që punoj si hetues. Askush s’ka kurajo të më kërkojë anën morale dhe ekonomike. Kam standart dhe jam përplasur me grupe kriminale të ndryshme. Kam mbuluar mbi 60% të Shqipërisë, dhe për këto jam shpërblyer. Moto kam vetëm punën, e s’kam asnjë vërejtje apo ankesë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bujar: 10/09/2018 11:31

    Ik ore legen. Ke gjetur dhe avokatin matuf si veten. U mesuat mos tu kerkoj njeri llogari dhe tani mbyteni me nje pike uje. Burg dhe sekuestrim pasurie per ju letyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja