Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë sërish vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj.
KPA e shtyu vendimin për shkak se i la kohë gjyqtarit Islamaj që të përgatisë mbrojtjen dhe parashtrimet e tij në lidhje materialin ku analizoheshin shpenzimet e tij. Komisioni paraqiti analizën financiare ne tërësi në 18 faqe dhe analizën e shpenzimeve për udhëtimet e kryera nga Islamaj, po ashtu me 18 faqe.Seanca e radhës u caktua në datën 5 mars.
Gjyqtari Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 7 shtator por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin me argumentin se nuk ishte kryer verifikim i plotë ndaj gjyqtarit.
Në seancën e Kolegjit, më 12 Nëntor të viti të kaluar Komisioneri Publik Florjan Ballhysa theksoi se ndaj gjyqtarit nuk ishte bërë verifikim sa i takon pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare. Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1 mijë metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.(lexo ketu)
-
Ky eshte hajdut ku i gjeten leket prinderit e tij per te bere dhurata aplartamentet genjeshtar e hajdut.
Përgjigju -
Kurre ne historine e saj nuk ka qene shqiperia me kriminale se sot!Dhe nuk ka asnje shprese qe te besosh se po fillon te behet dicka!
Përgjigju -
ky qe blen 1000m toke ne bregdet me 1000 euro...oooooooooooooo ZOT!!! VETTING PLERE!!!
Përgjigju -
Ky finok donte te behej edhe President Turp per keta hajdut ne Gj Larte I kane marre shpirtin popullit
Përgjigju







Komente
Komento