Islamaj në KPA/ Komisioneri Publik: Bleu 1000 m tokë buzë detit për 1 mijë €. Gjyqtari: E mora me kursimet e mia

TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari Islamaj ishte vetë i pranishëm në seancë. Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK-së për Islamajn, ndërkohë që sot në orën 10:00, nisi seanca në ngarkim të tij. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posacëm të Apelimit përbëhet nga Luan Daci, kryesues, Sokol Çomo, relator, dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Në relacionin që Komisioneri Publik i dërgoi KPA-së më 12 korrik kur bëri ankimimin për Islamajn, thuhej se verifikimet për gjyqtarin Islamaj nuk ishin të plota. Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmendte transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T. Në seancën e zhvilluar tek KPK-ja më 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij.

Në seancën që ka nisur tashmë në KPK, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se komisioneri Publik Florjan Ballhysa është shprehur ne verifikimi dhe hetimi i KPK-së për pasurinë e Islamajt nuk ka qenë i plotë. Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1 mijë metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.

Florjan Ballhysa: Në aspektin e pasurisë për subjektin Edmond Islamaj, hetimi i KPK-së s’është i plotë dhe ka mangësi. Hetimi duhej më i plotë, për pasuritë e luajtshme, të paluajtshme si edhe llogaritë bankare. Për pronën 1000m2 në Kapen në Kavajë, që është në pronësi të Islamajt. Këtë pronë, Islamaj e ka blerë për 1000 mijë euro nga një shtetas shqiptar dhe bashkëshortja e shitësit nga Afrika. Këtë pronë e ka blerë në 2015.

Çmimi i shitjes është më i ulët sesa çmimi i referencës që është miratuar nga qeveria. Shitësi e ka regjistruar pronën 1 muaj para se t’ja shiste Islamajt.

Në seancën e zhvilluar në KPK, Ballhysa ka ngritur pyetjet sesi u kthye toka shtetërore e blerë nga Islamaj, në tokën e këtij të fundit. Komisioneri ka pyetur sesi arriti ta blinte Islamaj këtë tokë me një cmim 25 herë më të ulët nga tregu. 

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa: Kjo pronë është 10 metra larg detit dhe është një zonë e investimeve strategjike. Kolegji duhet të hetojë se si kjo pronë u kthye nga tokë shtetërore në tokë në pronësi të Islamajt. Duhet të kontrollohen të gjitha dokumentet në hipotekën Kavajë. Çmimi në këtë zonë është 25 herë më i lartë nga çmimi i përdorur nga gjyqtari. Bashkëjetuesja e gjyqtarit Edmond Islamaj ka tre pasuri të paluajtshme. I ka përfituar në 2001, dhe si ka deklaruar asnjëher nga 2005, po për herë të parë i ka deklaruar në 2017.

Burimi i këtyre tri pronave, apartament 141 m2 dyqan dhe garazhd në Durrës zonja i ka blerë të treja me një çmim prej 1 milion lekë, por në 2012 i ka rivlerësuar shumë fish. KPK s’ka hetuar zonjën se ku i gjeti paratë dhe nëse ka paguar ose jo, tatimet. Gjyqtari ka blerë një makinë Land Rover afro 21 mijë euro. Në deklaratën e tij të pasurisë ka deklaruar se 40% është ai pronar dhe 60% pronar është babai i tij.

Së treti, bashkëshortja ka deklaruar 2 garsoniere në plazh. KP nuk vë në dyshim burimin e krijimit pasi rrjedhin nga një kontratë e bërë me babain e saj, por këto dy garsoniere nuk janë deklaruar disa vite më aprë në deklaratat e pasurisë.

Më tej, komisioneri ka kërkuar që gjyqtari të hetohet për udhëtimet jashtë vendit që ka zhvilluar bashkë me gruan e tij, por edhe për burimin e këtyre parave. Ballhysa kërkoi që të hetohet edhe mënyra sesi prindërit e gjyqtarit kanë krijuar pasuritë e tyre, dhe nëse bëhet fjalë për fshehje pronash apo për dublim gjeneralitetesh, pasi prindërit e tij, rezultojnë me disa prona në Vlorë.

Komisioneri Publik, Florjon Ballhysa: Gjyqtari në emër të fëmijëve të mitur ka regjistruar ndërtesë+truall, në të njëjtën rrugë që ka tre prona bashkëjetuesja e gjyqtarit. Këtë pronë ua kanë dhënë gjyshërit. Gjyqtari deklaron se ka dhe dy mjete të tjerë, një Opel dhe një Mercedez Benz, të cilat thotë se i ka fituar për 3 mijë euro dhe 4 mijë euro. Por në KPK, për shitjen e të dy makinave, gjyqtari nuk ka depozituar kontrata shit-blerjeje, çka nuk justifikon dot burimin për 7 mijë euro. Kursimet e deklaruara ndër vite nga Islamaj dhe bashkëjetuesja nuk përputhen me kursimet që ai deklaron në deklaratën e Vetting-ut. Mungon një vlerë prej 4.4 mln lekë.  Sipas deklarimeve, rezulton se ka kursyer gati 9 milionë lekë, ndërsa në deklaratën e Vetting-ut rezultojnë 4.4 mln më pak. Referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjatë viteve 2008-2016 gjyqtarët kanë dalë 64 herë jashtë vendit. Bashkëjetuesja ka dalë 56 herë, për këto udhëtime kërkojmë të kryen hetime ku kanë qëndruar dhe me çfarë parash kanë udhëtuar. KPK i kërkoi informacion prokurorisë për 1 shtetas, pronar të mjeteve që ka përdorur gjyqtari Edmond Islamaj. Por prokuroria nuk i ka kthyer përgjigje KPK-së. Kjo përbën vepër penale dhe i duhet kërkuar prokurorisë që të përgjigjet.

Duhet hetuar sesi i kanë krijuar depozitat bankare, nëna dhe babai i gjyqtarit. Po ashtu duhet të hetohte të dhënat nga OSHEE, sesi me të njëjtat gjeneralitete, prindërit e gjyqtarit kanë edhe në Vlorë, 3 prona. Mund të jetë dublim gjeneralitetesh por KPK nuk ka marrë kontratat që të verifikojë nëse bëhet fjalë për dublim apo për pronë të fshehur. Prandaj kërkoj hetim gjyqësor nga KPA për gjyqtarin Edmond Islamaj.

Edmond Islamaj, Gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Seanca për gjyqtarin Edmond Islamaj

Seanca për dhënien e vendimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj është shtyrë për ditën e premte, ora 09;30. Mësohet se KPA në këtë mënyrë i jep kohë Komisionerit Publik për të argumentuar dhe vlerësuar aktet që ka paraqitur Islamaj në KPA përgjatë seancës së sotme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:34
Komisioneri Publik kërkon hetim, gjyqtari Islamaj para KPA: Tokën në det e bleva me kursimet e mia

Në seancën e sotme që është zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka folur edhe vetë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Islamaj ka qenë vetë i pranishëm në seancë dhe ka thënë se argumentet e Komisionerit Publik janë të pabazuara. Islamaj ka thënë se toka buzë detit është blerë me kursimet e tij, dhe është përfituar nga personi që ia shiti në vitin 2010 dhe jo një muaj para se t’a blinte siç deklaroi më herët Komisioneri Publik.

Kur flet për veten është e vështirë, dhe janë faktet e jetës sime, ndaj s’kam zgjedhur avokat. Lidhur me tokën në Karpen të Kavajës, e kam fituar me kontratë të ligjshme në vitin 2015. Komisioneri Publik ngre dy çështje, në vlerësim janë çështje të pabazuara. Tokën e kam blerë me kursimet e mia. Kjo pasuri s’është regjistruar për herë të parë tek shitësi A.H, por është pasuri kullote dhe A.H e ka përfituar në vitin 2010 nga L.A, pra shitësi e ka përfituar këtë pasuri 5 vite para se të ma shiste mua. KPK bëri hetim të thelluar ndaj meje dhe arriti në ato konkluzione që arriti. S’kam fshehur kurrë pasuri. S’kam bërë deklarim të rreme. Argumentet e Komisionerit Publik, janë joligjore.

Edmond Islamaj, gjyqtar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • χρυσα: 12/01/2019 22:02

    ο καλυτερος ανθρωπος που εχω γνωρισει το ιδιο και η οικογενεια του

    Përgjigju
  • erma: 12/11/2018 15:01

    eeeeee ka te drejte, ka qene kr ne gj.e kavajes dhe atje toka falej, nuk blihej...mos i bini ne qaf kot!!!

    Përgjigju
  • erma: 12/11/2018 14:58

    medet per vettingaret qe jane kthy si gjyqet e Nexhmijes n vaktit...

    Përgjigju
  • namik: 12/11/2018 14:02

    I more me kursimet e Satème O HAJDUT Ordiner me Togè tè ZEZË , siç ke edhe SURRATIN !

    Përgjigju
  • Fredi Kombinatsi: 12/11/2018 13:51

    Ku i gjete gjithë ato Pasuri ore ZVARRANIK??! Apo të ka Punuar jot Ëmë bashkë me Motrat në SEMAFOR ???!! Qen bir Qeni me Dipllomë PLEPASH !!! Pis , Horr , Kriminel , KRYEHAJDUT , KUSAR , BANDIT , PLEHRË , FUNDËREINË

    Përgjigju
    • Nasho: 15/11/2018 13:12

      Nuk eshte me diplom plepash por me Fakultet Juridiku

    • Toni: 14/11/2018 10:47

      Fredo, po na lej dhe ne të shkruajm diçka. I the të gjitha vetëm ti.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan