Llalla në arrati? I jep prokurë avokatit nga Stambolli për vetingun, në datë 6 qershor vendimi i Kolegjit

TIRANE-Në datë 6 qershor do të vendoset nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do i nënshtrohet vettingut. Ky ishte vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ditën e sotme në një seancë që zgjati për rreth 3 orë. Avokati i Llallës kërkoi ndërprerjen e procesit të Vettingut për Llallën, pasi dha dorëheqjen nga sistemi, por Komisioneri Publik kundërshtoi. Sipas Florian Ballhysës, Llalla nuk duhet ta paraqiste dorëheqjen para Presidentit, por pranë KLD. Sipas ligjit, thotë Komisioneri Publik, statusi i magjistratit mbaron kur subjekti jep dorëheqjen te Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në kushtet kur këto dy institucione nuk janë ngritur akoma, ligji parashikon që duhet ta kishte dërguar dorëheqjen te KLD.

Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte më prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit. Llalla nuk ka respektuar ligjin për dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Dorëheqjen e paraqiti pranë Presidentit dhe jo pranë KLD-s sikur e parashikon ligji. KPK nuk beri asnjë verifikim nëse Llalla respektoi ligjin kur dorëzoi dorëheqjen.

Komisioneri Publik Florian Ballhysa

Këto pretendimi i kundërshtoi avokati i Llallës, Hazizaj i cili u shpreh se jo vetëm që Llalla nuk e gëzon më statusin e magjistratit pasi prej 2008 ai nuk është më prokuror me dekret presidenti por dorëheqja e tij është kryer në formë ligjore. Për të argumentuar pretendimin e tij Hazizaj prezantoi si provë dekretin e Presidentit që në 2008 e ka shkarkuar si prokuror Llallën duke e emëruar në krye të ILDKPKI dhe po ashtu vendimin e shkarkimit që parlamenti bëri në dhjetor 2017 kur Llalla u zëvendësua nga kryeprokurorja Arta Marku.

Ne jemi në situatën kur ai largohet pasi i mbaron mandati për shkak se e ka vendosur Kuvendi. Llalla kishte të drejtën që të rikthehej në detyrën si Prokuror, por Llalla ka vendosur të largohet, prandaj nuk mund ti nënshtrohet vetingut. Llalla i ka realizuar të gjitha detyrimet ligjore. Dorëheqja është e parashikuar në ligj. Duhet të lihet në fuqi vendimi i KPK për Adriatik Llallën.

Avokat i Llallës, Sokol Hazizaj

Në fund të seancës KPA pranoi të marrë si provë aktin e dorëheqjes së Llallës më 13.10.2008 si prokuror dhe aktin e largimit nga detyra si prokuror i përgjithshëm në 2017. Ndërsa në datë 6 qershor trupa gjykuese do të vendosë nëse Llalla do i nënshtrohet ose jo vettingut.

Sot avokati Hazizaj paraqiti një prokurë të lëshuar nga Turqia dhe të firmosur në Stamboll më 28 Maj si nga noteri turk ashtu edhe nga ish-kryeprokurori për ta përfaqësuar, që u pranua nga Kolegji.

Kjo prokurë tregon se ish-kryeprokurori Llalla nuk ka qëndruar vetëm në Gjermani, ashtu siç edhe u përfol por duket se ka pasur si vendqëndrim edhe Turqinë.

Nuk dihen motivet e ndryshimit të destinacionit të ish-kryeprokurorit, apo cila ka qenë arsye që ish-kryeprokurori lëshon prokurë për avokatin shqiptar nga shtetit turk. Gjithashtu pikëpyetje ngrihen edhe për faktin se përse ish-kryeprokurori nuk është paraqitur në asnjë seancë.

Jemi para një akti zyrtar në paraqitjen formale të hartuar në shtetin turk, kemi aktin të hartuar në gjuhën turke, është përkthyer në gjuhën shqipe, akti është i pajisur me vulën apostile sipas Konventës së Hagës. Përmbajtja; Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor.

Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr. 1 e vitit 2018, për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin.

E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posaçëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time. Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo ankesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA.

Vullneti i Llallës për t’u përfaqësuar nga Sokol Hazizaj është deklaruar para një noteri në Turqi nw datw 28.05.2018, në prani në të një përkthyeseje, që ka përkthyer prokurën, sipas përmbajtjes dhe në të njëjtën kohë ky dokument është pajisur me 29.05.2018 edhe me vulë apostile. Trupi arrti në konkluzionin, se avokati i ka tagrat për të përfaqësuar Adriatik Llallën.

Trupa gjykuese lexon prokurën qe Llalla leshoi per avokatin


Seanca me dyer të mbyllura te Kolegji i Posaçëm i Apelimit për Llallën
Komisioneri Publik Florian Ballhysa: Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte më prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit. Llalla nuk ka respektuar ligjin për dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Dorëheqjen e paraqiti pranë Presidentit dhe jo pranë KLD-s sikur e parashikon ligji.

KPK nuk beri asnjë verifikim nëse Llalla respektoi ligjin kur dorëzoi dorëheqjen. Llalla mbaron këtë status vetëm nëse paraqet dorëheqjen pranë prokurorit të përgjithshëm si ish-kryeprokuror. Vendimi për Llallën duhet të jetë një vendim pilot edhe për rastet e tjera të dorëheqjeve. Vendimi KPK-së duhet të prishet. KPA duhet ti lerë detyrë KPK të bëj verifikimet ligjore sipas Llallës. Dy shkaqet e tjera kanë të bëjnë me aspekte proceduriale. Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte me prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse ishte nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit.

Llalla dorëzoi dorëheqjen më 12.2.2018 në presidencë. Po më këtë datë Llalla informoi edhe KPK se kishte paraqitur dorëheqjen nga statusi magjistratit. Edhe presidenca në të njëjtën datë e paraqiti këtë dorëheqje në KPK dhe pranë KPD. KPK nuk duhet të ndërpriste vettingun për Llallën. Pasi me dt.16.2.2108 Llalla gëzonte ende statusin e magjistratit. Ende nuk ka një dekret të presidentit që i ka hequr statusin magjistratit Llallës.

Mbrojtja e avokatit të Llallës në 8 faqe. Hazizaj: Llalla ka kryer funksione në vitet janar 1999 deri ne prill 2003 si prokuror në Lushnje, maj-dhjetor 2004 prokuror në Fier nga dhjetor 2004 deri në janar 2008 prokuror Tiranë, nga tetori 2008 kryetar i ILDKPKI deri në dhjetor 2012. Pas dhjetor 2012 deri në dhjetor 2017 kryeprokuror. Më 18.12.2017 Llallës i mbaroi mandati si Kryeprokuror. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen kur largohet nga detyra. Adriatik llalla ka ushtruar të gjithë të drejtën. Ka i formuar edhe komisionerin për dorëheqjen. Vendimi i KPK është bazuar në legjislacionin e tanishëm Sot nuk ndodhemi para largimit të një prokurori të zakonshëm. Ne jemi në situatën kur ai largohet pasi i mbaron mandati për shkak se e ka vendosur Kuvendi. Llalla kishte të drejtën që të rikthehej në detyrën si Prokuror, por Llalla ka vendosur të largohet, prandaj nuk mund ti nënshtrohet vetingut. Llalla i ka realizuar të gjitha detyrimet ligjore. Dorëheqja është e parashikuar në ligj. Duhet të lihet në fuqi vendimi i KPK për Adriatik Llallën.

Kryetari i seancës Sokol Çomo: Jeni njohur me të gjitha aktet e KPK?

Hazizaj: Po

Kryetari i seancës: Dorëheqja nuk është paraqitur tek prokurorja e përkohshme. E konfirmoni një gjë të tillë

Hazizaj: Dorëheqja është paraqitur tek presidenti Republikës.

Kryetari: E konfirmoni pretendimi e komisionerit që Llalla nuk ka paraqitur dorëheqjen te KLD ose prokurori i përkohshëm. Po ose jo?

Hazizaj: Konfirmoj vetëm vendimin që ja dhënë KPK dhe korrespodencën me presidentin dhe KPK

Çomo: Ju aktin e dorëheqjes e keni parë?

Hazizaj: Po e kam parë.

Çomo: Akti i dorëheqjes 10. 2. 2018, që rezulton ditë e shtunë. Me çfarë forme është paraqitur kjo dorëheqje.

Hazizaj: Me postë

Çomo: Na konfirmoni që është paraqitur me postë

Çomo: Avokat ndonjë kërkesë për marrje prove?

Hazizaj: Po. Urdhri i lirimit nga puna të Llallës dhe akti i dorëheqjes.

Çomo: Kërkoni të merren si prova?

Hazizaj: Po

Komisioneri: I qëndroj pretendimit të fillimit. Aktet e dorëzuar nuk e ndryshojnë këtë pretendim

KPA pranoi të marrë si provë aktin e dorëheqjes së Llallës më 13.10.2008 dhe aktin e largimit nga detyra si prokuror i përgjithshëm në 2017.
...
Ish-kryeprokurori hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t'i shpëtuar Vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm Apelimit çështjen, ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Trupa gjykuese përbëhet nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. Ndërsa përveç ankesës së Komisionerit Publik, ish-kryeprokurori Llalla po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për disa vepra penale.

Hetimet janë regjistruar për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mos deklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”. “Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 31/05/2018 20:29

    Nuk e njof dhe as me intereson kush eshte Llalla por me intereson informacioni qe percohet ne vendin ton. Ky koment eshte i drejtuar gazetarve te kesaj dhe shume periodikve te tjere. Si mund te shtypni tituj te till... e beni vazhdimisht, per te gjitha ceshtjet. Te arratiseh (nenkupton te jete dhen nje mandat arresti dhe te largohesh nga Vendi)... Peshku i madh (konotacion negativ qe implikon nje njeri te inkriminuar)... Lista e zeze (dmth liste kriminale).... I shpetoj gjykimit (nenkuptoni qe eshte fajtor dhe i ka shpetuar)... GAZETAR ROLI JUAJ ESHTE TE TREGONI TE VERTETEN ME PROVA ...JO TE SHKRUANI TITUJ SHOKUES PER TE TERHEQUR REKLAMAT. THIRRINI NDERGJEGJES!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • ema: 31/05/2018 14:00

    po cjane keto njerez xhanem....tani zhduken nga vendi.....beri cdeshi per 5 vjet dhe tani nuk vjen as te ballafaqohet vete......he mo I lumsha...njeriu I ndershem e ka ngrene dhe do ta haje gjithmone... ska shkresa me edhe vetingu......si gjen gje keta....kane parate.....e fituara me djersen e ballit....

    Përgjigju
  • mariglen ceci: 31/05/2018 13:56

    llalla po te vjen rrotull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor