Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kalon Vettingun

TIRANE-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kalon Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimeve që ka bërë ka vendosur që konfirmojë në detyrë njeriun më të lartë në kupolën e drejtësisë shqiptare.

Dedja nuk ndodhej i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati Maks Haxhia. Avokati kishte paraqitur dy kërkesa, por që nuk u morën parasysh. Megjithatë në fund, pavarësisht kërkesave që nuk u morën në konsideratë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që ta konfirmojë.

Pas përfundimit të seancës së parë në adresë të komisionit erdhën dy kërkesa, që komisioni ka vendosur të mos i marrë në konsideratë. Trupa shqyrtoi të gjithë dokumentacionin, dëgjoi zotin Haxhia dhe vendosi me shumicë votash që të konfirmojë në detyrë Zotin Bashkim Dedja.

Trupa gjykuese e Vettingut

Trupa gjykuese përbëhej nga Valbona Sanxhaktari dhe anëtarë Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Dedja është gjyqtar që prej vitit 1993, dhe drejton Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2012. Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetuese që kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Më parë nga Gjykata Kushtetuese u shkarkuan për mosjustifikim të pasurive, anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit. Ndërsa i fundit që ka mbetur pa kaluar në "filtra" është Gani Dizdari.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të vakancës, por kjo nuk e ka penguar KPK-në të vijojë me Vettingun në radhët më të larta të gjyqësorit. Funksionimi i Kushtetues është i paralizuar prej një kohe të gjatë.

Dyshimet që ngriti në seancën e kaluar KPK për Bashkim Dedjen
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deklaroi seancën e kaluar në datë 8 qershor se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese rezulton me probleme në justifikimin e pasurisë së tij, edhe pse DSIK dhe KLD kanë deklaruar se ai plotëson kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësimit profesional.KPK hetoi pasurinë e tij dhe deklaroi se 3 apartamente të cilat përdor Bashkim Dedja ishin me burime të dyshimta e të pajustifikuara. Prona e parë e dyshimtë ishte një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katror dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro.

Dedja kishte deklaruar se 120 mijë euro i kishte marrë kredi për 20 vjet, ndërsa 35 mijë euro të tjera i kishte kursime ndër vite të tijat dhe bashkëshortes. 25 mijë eurot e tjera Bashkim Dedja kishte deklaruar se ja kishte marrë hua vëllait dhe kunatit.Por, KPK verifikoi se në datën e huamarrjes nga kunati deklaruar në aktin noterial, kunati nuk ka qenë fare në Shqipëri. Më pas Dedja ndryshoi deklarim duke thënë se 10 mijë euro i kishte marrë nga babai i kunatit, por KPK verifikoi paaftësinë paguese të kunatit për të dhuruar para.

Sa i takon 15 mijë eurove të tjera që gjyqtari Kushtetues deklaroi se i kishte marrë hua nga vëllai, KPK verifikoi dhe deklaroi se i vëllai që jeton në Greqi prej vitesh nuk kishte aftësi paguese, pasi në kohën kur pretendohet t’i ketë dhënë hua 15 mijë euro vëllait gjyqtar, vetë ka blerë një shtëpi 40 mijë euro me kredi. Pikërisht në këtë pikë u bë debati më i madh, por avokati deklaroi sot pas vendimit se vëllai i Bashkimit, Mensuri, e ka vënë një apartament si kolateral për nipin e tij në bankë, duke dëshmuar sipas tij se ka pasuri. Por kjo nuk ishte banesa e vetme problematike sipas KPK. Në vitin 2003 Dedaj ka deklaruar blerjen e një tjetër banese në Tiranë, ku zotëronte gjysmën e saj, ndërsa më pas ka deklaruar se është pronar i saj 100%, pa treguar burimin e të ardhurave.

Ndërkohë, dyshime për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ngjalli dhe një banesë në Golem, ku Dedja ka deklaruar se e ka në përdorim, por është pronë e vëllait tjetër që jeton në Dibër.  Por KPK verifikoi dhe deklaroi se kontrata e energjisë elektrike është paguar vetëm nga Bashkim Dedja nga dita e parë e deri më sot, duke ngjallur dyshime se kjo pronë mund të jetë e vetë gjykatësit, dhe jo e vëllait të tij që jeton në Dibër.  Megjithatë të gjitha dyshimet që ngriti seancën e kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, po vetë i rrëzoi duke konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 13/06/2018 20:28

    Ndonje krimb edhe mund te shpetoje per momentin , ka rendesi qe po futen ne skanim se deri dje as qe behej fjale

    Përgjigju
  • Loni: 13/06/2018 13:56

    Kush do bast,qe dhe Shullazi qe sot eshte ne burg,e kalon vetingun e k..? Fundja ai ska kaq pasuri sa kan keta shullazet e penes dhe te vules.

    Përgjigju
  • Loni: 13/06/2018 13:20

    Ventingun nuk e bejne shqiptaret fare keshtu qe ajo qe ka nisur do realizohet doni apo sdoni ju salushe e lulushe. Troc fare ai qe e justifikon kalon, kaq eshte, tani se pse sju pelqen disave kjo eshte histori tjeter

    Përgjigju
  • Trapist: 13/06/2018 12:22

    Pse te ikni ?Pse mos te votoni per protektorat te huaj meqe shqiptare te ndershem spaska?Vetingu me mafiozet dhe kriminelet e 97 ne liri nuk esht veting por qorrollepsje.Qe te gjithe keta jane njerez hallexhinj qe duan te "hane" ndonje cope buke sikurse shprehen.Mos ju bini me qafe kot popull rrugac.Vetem ne Albanistan egzistojne Monika dhe Ilir Meta qe ste bejn as me qesh kur bejne sikur skan lidhje me njeri tjetrin fare.Mos flasim per serbin berisha e kompani se pastaj behesh depresiv.Kerkoni protektorat Austriak si ne kohen e Princ Vidit se akoma ne ate epoke eshte Shqiperia.

    Përgjigju
  • Miri: 13/06/2018 12:04

    Sa turp cfare deshtimi spektakorar. Kryegjyqtari i kryegjykates diskuton kontrqten dritave e te ujit diskuton borxh nga leket e vellait emigrat. Gjithesesi ai eshte diskretituar eshe legenosur komplet. Skandal vetingu. Turp vetingu. Mjer ne!!

    Përgjigju
  • Vetingu karit: 13/06/2018 10:37

    Ahh o i Madhi KONICA sa te drejtë po te jap per ate qe ke then: SHQIPERI TE KAM DH..R ,NUK TE MORA VESH NJE HERE.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 13/06/2018 10:34

    Toni dhe erma.... se I njejti je... sado te hidhni balte nuk shpetoni nga drejtesia... ke fakte per kete tipin? Po spate ik ha dhalle .... shqupist

    Përgjigju
    • Fredi: 13/06/2018 11:36

      Po perse njerezit e thjeshte do i gjejne faktet o shoku Tarras? Deduksioni llogjik i nje nejriu me dije mesatare te con ne kete konkluzion. Perse palo gjyqtari duhet te marre borxh per te kere 3 shtepi? Broxh dhe kredi merr nje njeri qe e ka jetike. Ky e paska patur jetike te kete 3 shtepi? Te gjithe keta palo gjyqtare qenkan te keimbur ne borxhe tek vjehri, motra, vellai, kunati, kusheriri i pare etj. Gjynah, se borxhi ta ha shpirtin. Me kete vendim Vetingu e kompromentoi veten. Bashkim Dedes ju shperblye shetbimi qe ka bere edhe perse i koruptuar. Gjykata Kushtetuese serish nuk eshte funksionale dhe ky vendim zbut zerat e eurodeputeteve qe drejtesia eshte ne kolaps perpara vendimit per hapjen e negociatave. Nefociatat le te hapen por jo duke bere qoka. Ky vendim eshte i njete me vendimin per lirimin e Tahirit. Eshte dhe i njejti avokat qe leviz fijet e padukshme nen rrogozin e pazareve te pista dhe presionit. I njejti avokat i lidhur me ish banden e rruges se kavajes. Cfaredo qe te thuash ty do thuash serish qe jo shqupi, jo budadalleqe te tjera. Duhet te jesh i vogel ose i ardhur ne tirane.

  • TURP te keni: 13/06/2018 10:19

    Tani e treguat qe vetingu eshte sa per sye faqe. Turp! Ne Shqiperi nuk ka me asnje te ndershem sepse ska vend per ndershmeri! Te gjithe njerzt e ndershem po ikin. Kjo eshte plaga me e madhe e ketij kombi. Ketu do mbeten vetem matrapazet dhe kriminelet. Uroj me gjithe shpirt qe nje dite te fillojne te vrasin njeri tjetrin. Ju shofte fara deri ne 7 breza ishalla!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 13/06/2018 10:11

    Ah medet per reformen, qe kur kane mare Maks Haxhine si avokat kuptohet sa "borxhe" kane, jane me mijra shqiptare qe marin avokate ish oficera nga fukaralleku, kyme nje mal me borxhe zgjedh avokatet me te mire ...

    Përgjigju
  • Toni: 13/06/2018 09:43

    Kaloj me breke neper kembe thote populli, skandal komplet me justifikime nga parate e vellezerve ne emigracion. Si sju vjen turp si keni surrat e dilni para njerezve. Me vjen keq se po degjeneron reforma famshme, po humb besimin cdo dite e me teper. Ky zoteria te shkoje ndroje kontraten dritave dhe ujit ta kaloje emer te vellait emigrant se la nam.

    Përgjigju
  • Toni: 13/06/2018 09:38

    Filluan kompromiset me drejtesine. Mblidhni plackat e ikni qe ketu

    Përgjigju
  • erma: 13/06/2018 09:35

    Mbylleni ket mut VETTINGU se vetem sa po majmen me rroga ministrash!!! TURP TURP TURP!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm