Avokati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vlerësoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë Bashkim Dedjen, duke kaluar kështu me sukses Vettingun.
Përtej kësaj, avokati Maks Haxhia akuzoi trupën gjykuese të KPK, kryesisht relatorin e çështjes, Valbona Sanxhaktari, dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine, teksa tha se ata nuk duhet të bëjnë komente, por prezantim faktesh.
Ai sqaroi kundërshtimin që u has gjatë seancës dëgjimore për Bashkim Dedjen mes të dhënave të avokatit dhe fakteve te mbledhura nga trupa gjykuese, ku kjo e fundit tha se Dedja i kishte marrë 15 euro borxh të vëllait në një kohë kur ky i fundit rezultonte të kishte marrë 40 mijë euro kredi për vete.
Në lidhje me këtë, avokati sqaroi se vëllai i gjyqtarit, Mensur Dedja nuk ka marrë kurrë në jetën e tij kredi, por apartamentin e tij e ka vënë si kolateral në emër të nipit të tij.
Pavarësisht se vendimi ishte në favor të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ne në seancën e shkuar u bë një prezantim në kundërshtim me atë të relatores. Rehatoja nuk mund të bëjë komente, pror ishte zgjedha e saj. Relatorja bëri një prezantim duke thënë se në kohën kur i vëllai i ka dhënë 15 euro, ajo tha se koecidonte me një periudhë kur ai ka marrë kredi 40 mijë euro. Ajo tha se si ka mundësi që një njeri që jep borxh jep de kredi. Pasi mbaroi seanca kontaktuam me vëllanë e bashkimit që tha se nuk ka marrë asnjëherë kredi.
Pas këtij konstatimi në bëmë kërkesë për riverifikim të këtij detaji, ku ose kishte një person tjetër me këtë emër, ose ishte informacion i gabuar. KPK duhet t’i shkojë deri në fund fakteve.
KPK duhet të jetë shumë e kujdesshme, ata që janë pjesë e saj duhet të jenë të kualifikuar dhe të kenë dy gjëra: solemnitetin dhe seriozitetin. Nga verifikimet tona rezultoi se nuk ka person tjetër me këtë emër, por vëllai i Bashkimit, Mensur, e ka vënë një apartament si kolateral për nipin e tij në bankë.
Të dhënave duhet patjetër t’ju shkohet deri në fund. Unë mund të vë kolateral për veten, por edhe për njerëzit e mi. U cenua në publik figura e personit më korrekt të sistemit të drejtësisë.
Avokati Maks Haxhia
Jurist i shkelqyer , me integritet dhe profesionalizem .
PërgjigjuPo nje gje nuk kuptoj dot un..si ka mundesi qe ky burri( kaq i nderhem) Me fakte kaq te thjeshta nuk mbron vet veten e tij,po mer avokat kete qe e marin vetem hajdutet dhe bandaxhinjt..???
PërgjigjuKe kuptuar gjithcka. Per me teper ky pelivani avokat i ka tarifat goxha te kripura. Se si e paguan Dedja tarifat e ketij nje zot e di. Thene kjo, keta te KPK qenkan debila nese nuk dallojne dot hipotekedhenesin nga kredimarresi!