Gjyqtarja Marçela Shehu kalon Vettingun, ja surpriza që i bëjnë familjarët/FOTO

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu. Gjyqtarja Shehu doli më 1 qershor para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vettingut, ku rezultoi se nuk kishte shkelje dhe fshehje të pasurisë.


Gjyqtarja Marçela Shehu sot gjatë seancës në KPA

Trupa e KPK e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici dha sot në orën 10:00 vendimin për gjyqtaren, e cila kaloi me sukses 'rrjetën' e Vettingut. 

Në seancën dëgjimore të 1 qershorit, KPK zbuloi pasurinë e gjyqtares Shehu, ku pas verifikimit të thelluar ka rezultuar se ajo ka një shtëpi banimi 100 m2, një makinë, para cash dhe depozitë kursimi për fëmijët.

“ILDKPI për gjyqtaren ka dorëzuar raportin me konstatim se është deklarim i saktë pasurie dhe e ka te justifikuar. Ne bëmë verifikim të thelluar, ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 në njësi bashkiake nr. 8 në Tiranë, veturë ‘Mercedez Benz’ blerë në 2016 me vlerë 6 mijë euro, para cash 1 milion e 350 mijë lekë dhe depozitë kursimi për fëmijë. DSIK për sa i përket figurës ka sjellë raport, ku shprehet se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe është e përshtatshme për të vazhduar detyrën”, tha trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtarja u shpreh dakord me të gjitha konstatimet e trupës, ndërsa kërkoi që të vijonte detyrën.

“Jam dakord me verifikimet nga ana e KPK-s, kërkoj të vazhdoj detyrën, procesi ka qenë korrekt”, tha gjyqtarja.

Gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu, është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit-pozicion të cilin e mban edhe sot.

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar deri tani në procesin e Vettingut:

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, e rikonfirmuar në detyrë

Fatjona Memçaj, prokurore e Prokurorisë së Apelit Tiranë, e rikonfirmuar në detyrë

Vitore Tusha, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, e rikonfirmuar në detyrë

Fatos Lulo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar

Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit të Durrësit, i shkarkuar

Besa Nikëhasani, prokurore e Apelit të Shkodrës, e shkarkuar

Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e shkarkuar)

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
FOTO/ Kaloi Vettingun, Marçela Shehu pritet me puthje e lule nga motra e djali

Gjyqtarja e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu, kaloi sot me sukses procesin e Vettingut, pasi rezultoi e pastër nga figura dhe pasuria. Në përfundim të seancës, ku KPK dha vendimin pozitiv për gjyqtaren, ajo është pritur me lule dhe përqafime.

Siç shihet dhe nga fotot, Marçela Shehu është pritur jashtë nga djali i saj i vogël dhe motra, të cilët i dhurojnë puthje dhe lule për këtë fitore.

FOTOT/Gjyqtarja Marçela Shehu pasi kalon Vettingun

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 05/06/2018 06:53

    Po motra ku e dinte perfundimin qe kishte ardhur me lule??

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 04/06/2018 10:41

    Pak paska makine kursime per femijet Me keto cmime qe jane me rroge nuk mbyll muajin e jo me te kursesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë