Vettingu, të hënën komisioni
diskuton propozimet e ekspertëve

Vettingu, të hënën komisioni<br />diskuton propozimet e ekspertëve
Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi pritet të mblidhet sërish këtë të hënë.

Anëtarët e Komisonit të Posaçëm do të njihen me propozimet e ekspertëve të reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose siç njihet ndryshe vettingu.
 
Gjithashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe ligjin për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme antikorrupsion.
 
Kjo mbledhje pritet që të përcaktojë nëse do të ketë seancë plenare javën e ardhshme për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjytarëve dhe prokurorëve, mungesa e të cilit bëri të pamundur hedhjen e shortit për ngritjen e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
 
Kuvendi ka dy data në dispozion për thirrjen e seancës 25 dhe 29 gushtin.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima