Komentet e e EURALIUS mbi opinionin e PD për ligjin e vettingut do të prezantohen këtë të mërkurë në Komsionin e Posaçëm të reformës në drejtësi.

Burime nga komisioni bëjnë me dije se mbledhja është njoftuar të zhvillohet të mërkurën në orën 10:00 ndërsa në rendin e ditës është diskutimi i komenteve që EURALIUS ka bërë rreth opinionit të PD-së për ligjin e vettingut.

Pas votimit unanim në parlament të ndryshimeve kushtetutese ligji i parë i cili duhej kaluar në Kuvend ishte ai i Vettingut, për të cilin opozita solli në komision opinionin e saj.

Ndërkombëtarët kërkuan miratimin sa më parë të këtij ligji nga Kuvendi i Shqipërisë, mosmiratimi i të cilit ka futur në ngërç edhe ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com