Vettingu 'tremb' meshkujt, braktisin fakultetin Juridik, dekani Artan Hoxha: Nga 700 fitues, 614 janë vajza

Pas nisjes së Vettingut dhe shkarkimit të 21 gjyqtarë e prokurorë për mosjustifikim pasurie dhe kontakte me botën e krimit, meshkujt shqiptarë heqin dorë nga fakulteti i Juridikut. Këtë konstatim e ka bërë dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha, i cili gjatë një konference për mediet sqaroi se nga 700 fitues, 614 prej tyre janë vajza.

Kemi një fenomen që nuk e kemi verifikuar vitin e shkuar dhe nuk kam të dhëna, por nga 6634 aplikime për 700 vende në Fakultetin e Drejtësisë, 614 janë vajza dhe 86 janë djem. Po na humbasin djemtë në fakultet, drejtësinë po e marrin në dorë femrat. 

Dekani i fakultetit Juridik,  Artan Hoxha

E nisur nga këto shifra, Hoxha duke u habitur dhe vetë ka bërë një verifikim për statistikat e popullsisë, ku sipas tij raporti është 50 % meshkuj e 50 % femra, por aplikimet në fakultetin Juridik tregojnë se vajzat dominojnë.

Pata një shqetësim dhe u futa në ndarjen e popullsisë meshkuj-femra dhe del që ne jemi aty aty 2 milion e 800 e ca mijë, gjysma e popullsisë janë femra në raport me meshkujt, të cilët e kalonin me 700 mijë numrin e popullsisë në raport me femrat.

Dekani i fakultetit Juridik,  Artan Hoxha

Ndërkohë, në sistemin aktual të drejtësisë nga afro 880 prokurorë e gjyqtarë vetëm 20 % e tyre janë zonja e zonjusha, ndërsa pjesa tjetër dominohet nga burrat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 27/08/2018 20:37

    Konkluzion medioker, si ai " me u gjet Kola ne pune "!

    Përgjigju
  • Gent: 27/08/2018 19:31

    Epo shyqyr nuk thoni.i kane rene lapsit qe mund te hane hurin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin