Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili përmes një letre dërguar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe dy ambasadorëve të SHBA dhe të BE ka ngritur shqetësimin mbi ngritjen rolin dhe funksionimin e Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që do të kontrolojë Vettingun në Shqipëri.
Ministri i Drejtësisë deklaron se nuk është vendosur në dijeni për komunikimin e Kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri në datë 7 Shkurt në lidhje me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rolin e ONM, ndërsa shton se kanë lindur disa shqetësime për këtë strukturë.
Petrit Vasili shprehet se në miratimin e Kushtetutës së re në 21 korrik nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM në Shqipëri.
'Roli i Bordit të Menaxhimit të ONM është i paqartë me anëtarë të përhershëm dhe të përkohshëm si edhe përfshirja brenda tij e përfaqësuesve të ambasadave nuk gjejnë mbështetje të Kushtetutë dhe në ligj.
Në ONM nuk parashikohet përfshirja e trupave me përbërje politike sikur është Bordi i Operacionit të Monitorimit, si interlokutor mes ekspertëve të ONM dhe institucioneve shqiptare.
Diskutimi duhet të jetë pjesë e tryezave të nivelit të lartë politik dhe parlamentar për këtë cështje" mbyllet letra e Petrit Vasilit.
Edhe pak ditë më parë në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' Vasili shfaqi rezerva për rolin e këtij Bordi, ndërsa Meta dje nuk pranoi që të komentonte.

Letra që Vasili i dërgoi Nishanit, Metës, Ramës, Vlahutin dhe Lu
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com