Këngëtarja shqiptare u paragjykuar kur bëri publike lidhjen e saj me partnerin shumë vite më të madh nga Maqedonia. Mirëpo dyshja i avancoi gjërat, u martuan dhe sot Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Jon.
Këngëtarja shqiptare e mirëpriti të birin me një festë madhështore ku mbizotëronte ngjyra blu. Ditën e sotme Adelina ka publikuar disa foto të dhuratave që ka marrë i vogli. Ka qenë pikërisht daja i Jonit i cili i ka dhuruar një kostum ‘gucci’, i shoqëruar me kapuç dhe papuçe.

Foto e publikuar nga Adelina Tahiri
Vetë këngëtarja me bashkëshortin i kanë përgatitur një dhomë të dekoruar krejtësisht në mënyrë luksoze. Kaq i vogël dhe kaq i përkëdhelur!
Foto e publikuar nga Adelina Tahiri
Komente

