KAVAJË- Komisariatet duhet të ishin vendet më të sigurta ku mund t’i ofronin sigurinë e jetës një të arrestuari, por nuk ndodh kështu në vendin tonë. Sot, një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku një 31-vjeçar ka varur veten me lidhësen e këpucëve. Viktima është identifikuar si Ilvi Meta, i cili ishte arrestuar mesditën e kësaj të mërkure. I riu akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 prill në një banesë në Kavajë për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Denoncimi ishte bërë nga pronari i banesës që jetonte jashtë vendit, pasi kishte mësuar që i ishte vjedhur banesa.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Lorenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen. Ndërkohë burime me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.

"Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor. Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve. Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar", thuhet në reagim. 

Kjo është ngjarja e rëndë e dytë që ka ndodhur brenda një harku kohor shumë të shkurt. Vetëm pak javë më parë, në 28 mars të këtij viti, një 26-vjeçar i vuri flakën qelisë në Komisariatin e Kamzës, ku për pasojë humbi jetën, teksa 2 të tjerë mes tyre dhe një polic u asfiksuan. Hetimet zbuluan se 2 punonjësit e policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi nuk respektuan procedurat për të ndaluarit në Komisariatin e Kamzës duke i lejuar të ndaluarit që të mbante në qeli një çakmak me vete, që shkaktoi një ngjarje me pasoja të rënda.

Pikërisht për shkak të këtyre problematikave, që disa raste kanë përfunduar edhe në tragjedi, Report Tv raportoi më herët se Policia e Shtetit ka gati një godinë të re që do të presë së shpejti të gjithë të arrestuarit dhe ndaluarit e komisariateve të Tiranës, deri para daljes në gjykatë, për t’u mësuar me masën e sigurisë. Kjo godinë, e emëruar “Blloku i Sigurisë” është drejt përfundimit dhe ndodhet ngjitur me burgun “302” në kryeqytet, në rrugën “Mine Peza”, e që sipas Policisë i plotëson të gjitha kushtet. 

1651688715_ilvimeta.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Vetëvaret 31-vjeçari në komisariatin e Kavajës, reagon Policia e Shtetit: Nisin hetimet, do verifikohet nëse janë zbatuar procedurat për sigurinë e të ndaluarve

1651692804_ilvi.jpg

Pas ngjarjes së rëndë në dhomat e paraburgimit, kanë nisur hetimet nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Një grup inspektimi, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale është dërguar në Komisariatin e Policisë Kavajë me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Grupi i inspektimit do të verifikojë nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ora 21:17
U vetëvar sot në Komisariat, i riu kishte vjedhur një makinë qepëse dhe prerëse pllakash

1651688865_ilvimeta.jpg

I riu akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 prill në një banesë në Kavajë për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Denoncimi ishte bërë nga pronari i banesës që jetonte jashtë vendit, por kishte mësuar që i ishte vjedhur banesa.

Ora 20:36
Deputeti i PD: I riu në Kavajë nuk u vetëvra, por humbi jetën nga dhuna barbare e policëve

Deputeti i PD-së, Dash Sula ka hedhur akuza se i riu Ilvi Meta nuk ka vrarë veten, por ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.  Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”, ka deklaruar Sula.

Ora 20:32
Djali iu vetëvar në Komisariatin e Kavajës, babai i 31-vjeçarit: Polici qensh! Ma morën djalin për vjedhjen e një dere alumini

1651689033_ilvimeta.jpg

Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ivli Meta tha se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini teksa ka hedhur akuza në drejtim të policisë.

“Polici qensh, djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, mësohet të ketë thënë babai i viktimës për TCH.

Ora 20:22
Report Tv siguron foton, ky është 31-vjeçari që vari veten në Komisariatin e Kavajës

1651688865_ilvimeta.jpg

Report Tv siguron foton, ky është 31-vjeçari Ilvi Meta që vari veten në Komisariatin e Kavajës.