Ngrohja e motit vitet e fundit ka dhënë dikim të drejtërdrejtë në konsumin e energjisë elektrike, që ka kaluar thuajse në simetri të njëjtë në pik-un dimër-verë.

Gjatë stinës së verës, në muajt korrik dhe gusht në 10 vitet e fundit vërehet një pik i ri ngarkese, që çdo vit bëhet më i dukshëm dhe që lidhet me përdorimin gjithnjë e në shkallë më të gjerë të pajisjeve klimatizuese.
Për pasojë, struktura e konsumit të energjisë elektrike ndikon drejtpërsëdrejti në profilin e ngarkesës të energjisë elektrike.

Ora ku pik-u dallon për ngarkesë në krahasim mes një dite me konsum maksimal dhe një dite tjetër me konsum minimal, spikat në orët e mbrëmjes 19.00 -22.00, që lidhet kryesisht me intensifikimin e veprimtarisë familjare gjatë verës.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) nga studimi i profilit vjetor të konsumit të energjisë elektrike, përcakton se karakteristikë e tij është simetria thuajse e plotë e konsumit dimër- verë.
Gjatë periudhës së ngrohtë Prill-Shtator konsumi mesatar rezulton konstant kurse në tre muajt paraardhës dhe pasardhës vërehet rritje simetrike e ngarkesës, që lidhet direkt me ftohjen dhe ngrohjen e motit, çka sjell rritje të përdorimit gradual të energjisë elektrike.

Sipas ERE-s, po vërehet e njëtja problematikë e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, ku çdo ndryshim i temperaturës në mjedis reflektohet menjëherë në konsumin ditor të energjisë elektrike.
Moszgjidhja përfundimtare e ruajtjes së energjisë në ndërtimet si banesa, apo ato publike sjell pikërisht kërkesën e lartë për energji elektrike thuajse përgjatë gjithë vitit./ATSH/