Vëzhgim/ Velipoja larg sezonit të ri turistik, bashkia Shkodër s’ka ndërhyrë për pastrimin! Ministria nuk ka licensuar stacionet e plazhit

Velipoja është në pritje të turistëve, operatorët turistik kanë marrë masat, ndërsa institucionet shtetërore nuk i kanë kthyer sytë nga kjo zonë bregdetare. Në Velipojë kanë mbërritur turistët e pare që prej 1 Majit, por operatoret turistik nuk kanë ende nje udhëzim për çeljen e sezonit. Lekë Marku që operon në këtë fushë prej 20 vitesh në Velipojë shpreson se ky sezon të jetë larg pandemisë tashmë edhe pas procesit të vaksinimit.

"Ka 10 ditë kemi turistë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Nuk kemi ende asnjë sinjal nga Agjencia e Bregdetit dhe ministria për të ndarë hapësirën ranore", shprehet Marku.

Por brezi ranor i Velipojës vijon të jetë i ndodhur! Perveç disa vendeve ku ështe pastruar nga privati, Bashkia e Shkodrës ende nuk ka nisur pastrimin tërësor të vijës bregdetare.

Për këtë arsye në Velipojë ka qenë edhe deputetja e zgjedhur e PS-së Edona Bilali e cila së bashku me të rinj të shkollave të mesme dhe aktivistë kanë pastruar zonën e rezervatit në lagunën e Vilunit edhe pse ajo pranon se këto aksione nuk e zgjidhin situatën.

"Kemi ndërmarrë një aksion pastrimi që vetëm hap siparin për një sërë aksionesh në gjithë qarkun. marrin pjesë nxënës dhe studente, për ta parë shkodrën një vend më të pastër. kjo nuk është një pamje që mund të presë turistë", tha ajo.

Velipoja, plazhi me i madh ne veri te vendit po behet gati qe ky sezon te riktheje shifrat e larta te turisteve te cilat u kushtezuan nga pandemia COVID 19 edhe pse duhet thene se Ministria e Mjedisit ende nuk ka nxjerr udhëzimet per stacionet e plazheve për sezonin turistik 2021.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb