Porta e Karburanteve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ku u futën grabitësit të cilët mesditën e 30 Qershorit arritën të marrin 1 milionë euro nën kërcënimin e armëve, nuk është e vetmja pa kamera sigurie.

Pas grabitjes në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", doli në pah një raport i autoritetit të aviacionit civil dhe Policisë së Shtetit. Ishin bërë tre teste për të provuar nivelin e sigurisë në aeroport. Një nga pikat e testeve ishte edhe mungesa e kamerave të sigurisë në portën e karburanteve, aty ku edhe u futën grabitësit. Disa ditë pas grabitjeve rezulton se ajo portë pa monitorimin e kamerave nuk është e vetmja. 

Report Tv sjell një vëzhgim ekskluziv të të gjithë perimetrit të aeroportit ku rezulton se, pa kamera dhe sistem sigurie janë dhe dy porta të tjera shumë pranë pistës së avionëve, si dhe një portë e tretë, ajo para pistës i quajtur ndryshe këndi ndriçues për shkak se aty ndodhen prozhektorët e aeroportit të cilët orientojnë pilotët në uljen e avionëve.
 
Dy dyert pa kamera janë, porta Veriore dhe ajo Jugore e aeroportit. Këto dy dyer ruhen vetëm me një dry dhe zinxhir, por s’ka sistem kamera sigurie po ashtu s’ka as sistem alarmi. Këto porta janë me hapje mekanike dhe jo të telekomanduara.

Porta Veriore e aeroportit ndodhet shumë pranë rrugës automobilistike me një fluks lëvizje të konsiderueshëm si për automjetet dhe këmbësorët.
 
porta rinas
(Porta Veriore e Jugore e aeroportit të Rinasit pa kamera sigurie)

kendi i ndricuesve
kendi i ndricuesve
(Porta para pistës, këndi ndriçues i aeroportit pa kamera sigurie)

Porta e para pistës- këndi i ndriçuesve, nga ku komandohen të gjithë avionët për tu futur në pistë ditën dhe natën. Situata është e njëjtë. Si në pistën kryesore apo portat ku mungojnë telekamerat edhe këtu mungojnë telekamerat. Raporti nuk e ka evidentuar si problematike këtë pjesë të aeroportit. Report Tv ka mësuar se edhe në këtë portë ka pasur incidente, pilotët e avionëve janë ankuar pasi fëmijë të zonës me ndriçues lazer drejtojnë dritën e tyre ndaj avionëve, duke u shndërruar në problem për pilotët. 

porta veriore rinas
(Porta Veriore me rrugë lidhëse pistën e avionëve, pa kamera sigurie)

Porta Veriore me rrugë lidhëse pistën e vendqëndrimit të avionëve, nuk ka kamera sigurie.
 
porta jugore rinas
porta jugore rinas
(Porta Jugore e Rinasit pa kamera sigurie, ruhet nga një dry dhe zinxhirë)

Porta Jugore është gjithashtu pa kamera sigurie. Me rrugë lidhëse me pistën e aeroportit, mban sigurinë me një zinxhirë dhe një dry të vendosur.   

Stafi i ICTS i kërkon stafit të Report Tv që të largohen nga perimetri i jashtëm i rrethimit të pistë, por i pyetur se përse porta është pa kamera, përgjigjet se ka, por në fakt pamjet tregojnë të kundërtën.

porta rinas
(Makina e sigurisë e ICTS i kërkon stafit të Report Tv të largohen nga rrethimi)

Ndryshe nga dita e grabitjes, ku ICTS, kompania nënkontraktore e sigurisë private vonoi të ndërhynte ndaj grabitësve, sot erdhi menjëherë sapo pa kamerën e Report Tv.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e kamerave të sigurisë në portat hyrëse e dalëse të pistës së aeroportit, ato kamera që ekzistojnë janë të pakta në numër me përafërsi një kamera për çdo katër shtylla ndriçimi.
 
Ka nga ato kamera ku janë të instaluara në shtyllat e ndriçimit, por aty mungon prozhektori ndriçues, është parë apo jo kjo nga TIA dhe ICTS nuk dihet, por me këtë konstatim ata duhet të ndërhyjnë për ta riparuar.

kamera e sigurise pa prozhektor
(Kamera e sigurisë në pjesën e rrethimit, por shtylla është pa ndriçues)

Pesë ditë pas grabitjes, tek dera nga ku u futën grabitësit, mungon në pjesën e brendshme një pjesëtar i stafit të sigurisë nga ICTS, mungojnë sërish kamerat e sigurisë dhe janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat qëndrojnë në shërbim prej 24 orësh.

porta qe ruhet nga fnsh
porta qe ruhet nga fnsh
porta qe ruhet nga fnsh
(Porta ku u futën grabitësit, s'ka asnjë punonjës të ICTS, ruhet nga FNSH)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com