Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it injorojnë Metën, vijojnë takimet me kandidatët e 30 qershorit

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it injorojnë Metën, vijojnë takimet me kandidatët e 30 qershorit

Pavarësisht qëndrimit të Presidentit, Misioni i vëzhguesve te OSBE/ODIHR-it në vendin tonë duket se i kanw injoruar deklaratat e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor dhe po vijojnë normalisht punën e tyre për vëzhgimin e zgjedhjeve. Çka do të thotë se OSBE/ODIHR, dy organizatat që certifikojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, e njohin datën 30 qershor si ditë zgjedhjesh në vendin tonë.

Pas regjistrimit edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë vijuar takimet e tyre me kandidatët për bashkitë.

Ndonëse, na ndajnë edhe pesë ditë nga data e zgjedhjeve, OSBE/ODIHR ka sjellë qindra vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet, që do të thotë se misioni i cilëson zgjedhjet e 30 qershorit si zgjedhje normale.

Si në çdo palë zgjedhje të mëparshme, OSBE/ODIHR po ndjekin të njëjtën praktikë.

Ndërkaq, vëzhgues të misionit të OSBE/ODIHR, të drejtuar nga Audry Glover u takuan sot me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kandidon në këto zgjedhje për një mandat të dytë.

“I lumtur që prita në një takim Amb. Audrey Glover, e cila drejton Misionin e Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri! Pas vëzhguesve afatgjatë tashmë të akredituar, presim që qindra vëzhgues të tjerë afatshkurtër të mbulojnë Tiranën dhe 60 bashki të tjera përgjatë fundjavës”, shkruan Veliaj në Twitter.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë