Ajo është një femër super e anagazhuar.
Është e vështirë të gjesh një moment kur Victoria Beckham nuk po meret me diçka.
Ajo gjithmonë gjen mënyrën që ditët e saj të jenë sa më efikase.
Gjatë një vizite në Condé Nast College në Londër në një takim me studentët Vic u tregoi atyre se nëse duam mund të bëjmë shumë gjëra njëkohësisht.
Edhe pse e veshur me taka të larta ajo hipi sipër një piste vrapimi, ndërkohë që në të njëjtën kohë po punonte në kompjuter.
Me anë të fotos së postuar në Twitter Victoria përcolli edhe këtë mesazh: “Cdo zyrë mund te këtë një si kjo, ju mund të ushtroheni dhe të punoni në të njëjtën kohë”.

Ajo ishte e ftuar në këtë shkollë për të folur me studentët rreth modës dhe dizajnimit.
Ish këngëatrja e “Spice Girls” është padyshim një model për gratë në botë.
Për këtë arsye ajo i është bashkuar një fushate së bashku me Beyonce dhe Jennifer Garner.
Ata kanë si qëllim të inspirojnë femrat e reja të mos kenë frikë për të arritur shkallët më të larta të suksesit dhe të mos e quajnë veten më inferiore se gjinia tjetër.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com