Stilistja e njohur Victoria Beckham ka vendosur të çimentojë karrierën e saj si stiliste duke hapur një butik me krijimet e saj në Londër.

Pas disa muajsh negocimesh 39 vjeçarja e grupit të njohur “Spice Girl” ka nënshkruar një marrëveshje për të hapur butikun, ku do të shesë veshjet nga koleksioni i saj dhe çantat e dorës.

Pozicionimi i dyqanit në Dover Street e vë Victorian në zemër të kryeqytetit të modës.

victoria beckham

Vic ka shprehur dëshirën që hapja e dyqanit të bëhet në muajin prill ku do të prezantojë dhe koleksionin e saj të ri.

Ajo ka vlerësuar Londrën si vendin perfekt për këtë gjë.

Një burim i afërt i stilistes ka thënë që ajo është tepër e ngazëllyer që gjërat po ecin shpejt dhe mirë.

Javën e shkuar u përfol në media për të ardhurat e çiftit të famshëm Beckham të cilat arrinin 100 000 £ në ditë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)