Grupi i famshëm “Spice Girls” i surprizoi shumë fansat gjatë lojërave Olimpike të vitit 2012 kur u shfaqën bashkë.
E ndërsa të gjithë presin një ribashkim të tyrin përsëri, ka qenë vetë Victoria e cila ka pohuar se kjo nuk do të ndodhë më.
Në një intervistë për revistën “Vanity Fair” ajo ka thënë:- “Nuk do ta bëj më kurrë atë gjë. Të ishim të pranishme gjatë lojërave Olimpike ishte e pabesueshme, u ndjeva një britanike krenare. Por ndonjëherë ju duhet të jeni të vetëdijshëm se festa e ka një kufi dhe mbaron”.

Më tej ajo ka deklaruar se pasioni i saj mbetet moda. Nga ana tjetër ajo nuk ka mohuar se ka një lidhje mes ditëve të këngës dhe punës që bën sot. Bukuroshja Beckham nuk ka lënë pa përmendur faktin që është ndjerë mjaft krenare kur mori çmimin BAMBI award, vitin e shkuar nga ikona e modës Karl Lagerfeld.
Gjatë intervistës së saj Vic nuk ka lënë pa përmendur edhe emocionet e përjetuara gjatë ndeshjes së fundit të partnerit, David Beckham, i cili dha dorëheqjen nga sporti majin e shkuar.
“Tanimë ne kemi më shumë mundësi të shpenzojmë kohë praën njëri-tjetrit”, ka theksuar stilistja e famshme.

(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com