Victoria Beckham: Edhe vajza ime
5-vjeçare ka më shumë shoqe se unë

Victoria Beckham: Edhe vajza ime<br />5-vjeçare ka më shumë shoqe se unë
Victoria Beckham është shumë e lidhur me fëmijët e saj, dhe këtë gjë në çdo intervistë të mundshme e vë në dukje. Së fundmi në një intervistë të sajën për “Vogue Australia” është shprehur se vajza e saj 5 vjeçare, Harper ka një jetë socaile më të mirë se ajo.

“Harper ka një jetë sociale më të mirë sesa unë”, ka thënë stilistja 42-vjeçare, duke shtuar se 5-vjeçarja ka shumë shokë dhe shoqe.

“Harper mëson shumë në shkollë dhe është shumë e shoqërueshme, kështu që ka shumë miq. Fëmijët e mi janë shumë të lumtur dhe kjo është shumë e rëndësishme, ata janë të lumtur, me vetëbesim dhe të sigurt në vetvete”, vijon më tej Victoria duke iu referuar edhe tre fëmijëve të tjerë, Brooklyn, 17 vjeç, Romoe, 14 vjeç dhe Cruz, 11 vjeç.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve