Projektuesja e modës, 43 vjeçarja, është fotografuar me paterica dhe mbante një fasho të madhe të këmbës ndërsa po largohej nga një Guildhall në Londër të premten në mëngjes.
Por kjo nuk e pengonte ikonën për tu veshur me stil pavarësisht këmbës së fashuar.
Spice Girl provoi se një incident që coi në thyerjen e këmbës, nuk do ta lejonte të mos vishej me stil sic është gjithmonë ish ylli i Spice Girl.
Ndërsa nuk dihet saktësisht aryset se pse Victoria ishte e pranishme në Guildhall , e cila është shtëpia e Korporatës së Qytetit të Londrës, ndërtesa gotike shpesh përdoret si një sfond joshës për një numër funksionesh dhe ngjarjesh.
Deri tani besohet se Victoria kishte shmangur malet gjatë pushimeve të saj familjare, duke shpenzuar kohë me prindërit e saj Jackie dhe Tony, të cilët u bashkuan me ta në pushimet e tyre të dimrit.
Ndërkohë që plaga duket se është e rëndë, nëna e katër fëmijëve nuk ka përmendur aksidentin e saj të skive në mediat sociale, megjithëse ajo ka vazhduar të postojëë fotografi nga linja e saj e modës.











