Victoria Beckham vë në shitje garderobën për bamirësi

Victoria Beckham vë në shitje 
garderobën për bamirësi
Victoria Beckham duket se do të ndjekë rrugën e Angelina Jolie duke u bërë një aktiviste humane.

Ajo do të shesë 600 veshje nga garderoba e saj për bamirësi.

Victoria ka bashkëpunuar me thoutnet.com për të shitur veshjet e saj.

victoria beckham

Në shkurt këngëtarja kishhte marrë një ftesë nga Anna Wintour e cila është drejtoreshë tek Vogue për të bërë një vizitë në Afrikën jugore tek gratë me HIV.

Me ndihmën e mamasë dhe të motrës Victoria ka zgjedhur veshjet më ikonë të garderobës së saj të stiluara nga dizenjuesit më të mëdhenj për t’u ardhur në ndihmë këtyre grave.

Ajo ka treguar në një intervistë për revistën Grazia se nuk kishte takuar kurrë më parë gra kaq të forta.

Në shitje janë vënë kapele, çanta, bizhu, costume, xhaketa.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! PD: Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! PD: Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion