Roma fitoi 1-0 me Juventusin për javën e 25-të në Serie A. Mbrëmjen e së dielës në 'Olimpico' vendosi goli i Mancinit në minutën e 53 të ndeshjes. Pas asistit të Cristantes, mbrojtësi i Romës bëri rolin e 'bomberit' dhe lëshoi një goditje nga më shumë se 22 metra, duke shtangur Szczesny në portë.
"Zonja e Vjetër" shtoi ritmin pas golit të pësuar duke goditur dy herë shtyllën dhe pasur disa mundësi të mira shënimi, por Roma në fund doli me tri pikë. Për t'u përmendur edhe 'rekordi negativ' i Kean, sulmuesit të Juves që u fut në fushë në minutën e 89 si zëvendësues dhe pas 40 sekondave u largua me karton të kuq pas një gjesti antisportiv.
Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 47 pikëve, njëjtë sa Milan por duke lënë kuqezinjvë në vendin e pestë dhe vetë mbajnë pozitën e katërt. Juventus nga ana tjetër renditet i teti me 35 pikë. Kujtojmë se bardhezinjve i janë hequr 15 pikë nga renditja e përgjithshme këtë sezon për shkak të 'manipulimeve financiare'.