Kamerat e sigurisë së burgut Reggio Emilia, në Itali, kanë kapur një momentet ku rreth 10 gardianë të burgut dhunojnë në grup një të burgosur.
Në pamjet e bëra virale, duket se i burgosuri, të cilit i është mbuluar koka me një këll♪7f jastëku dhe i shtrirë barkasi në dysheme, goditet me shqelma dhe grushta nga efektivët.
Më pas ai u zhvesh lakuriq dhe u tërhoq zvarrë deri në qeli.
Sipas “La Reppublica”, bëhet fjalë për një të burgosur nga Tunizia, rreth 40 vjeç.
Prokuroria e Reggio Emilia, ka nisur një hetim ndaj 10 gardianëve të burgut, nga të cilët 8 prej tyre akuzohen për torturë.
40-vjeçari tunizian është dhunuar për rreth 10 minuta, nëpër korridore dhe derën e qelisë së tij.