VIDEO/ 11-vjeçarja shqiptare këndon me shokët klasës në Angli këngën 'Xhamadani vija vija'

“Xhamadani vija vija“ është kënduar në Angli në qytetin e Oxted nga fëmijë të shkollës St.Mary. Ky është një event që bëhet çdo vit nga shkolla e zonës ku në fokus të saj janë promovimet e kulturës të shteteve të ndryshme.

Kori i klasës së gjashtë ka zgjedhur ndër të tjera të këndojnë se bashku një kënge shqipe. Ka qenë 11-vjeçarja shqiptare Emily Cook e cila ka zgjedhur që të këndojë nja këngë shqipe duke treguar kulturën tonë.

Pasi vitet e para të mësimeve i mori në Shqipëri, Emily është shpërngulur me familjen dhe jetojnë në Angli. Edhe pse një vajzë vetëm 11 -vjeçare Emily çdo ditë u tregon fëmijëve të tjerë për vendin e saj , Shqipërinë .

Emily është vajza e parë e çifti Robert nga Anglia dhe Valmira shqiptare. Pas jetesës në Shqipëri prej 22 vitesh së fundmi familja e Robertit u kthye në Angli sëbashku me tre fëmijët, vajzën e tyre Emilin dhe dy djemtë Xhozef dhe Ëesli.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale