FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare

FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare

Mbreti Charles me shqiptare në Britani

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.

Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, për t'i dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime. 

Në një moment Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është ndalur në tryezën ku ndodheshin shtetase shqiptare. 

Mbreti i Britanisë, Charles III dhe Mbretëresha Camilla u mahnitën nga veshjet kombëtare shqiptare. Me kuriozitet dhe i mahnitur Charles III pyet vajzat se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar. Ndërsa i tregojnë veshjet tradicionale të Shqipërisë ato shprehen: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd