Barcelona dhe Espanyol barazuan 1-1 për javën e 15-të në La Liga. Derbi i Katalunjës u karakterizua nga tension i lartë, dy gola dhe shumë raste për gol. Marcos Alonso u shfaq si "ëngjëll dhe djall" për Barçën, teksa shënoi një gol dhe shkaktoi penalltinë e kthyer në gol nga Joselu i miqve.
Vendasit kaluan shpejt në epërsi me Marcos Alonso qysh në minutën e 7 të ndeshjes. Pas golit të parë sfida u karakterizua nga duele të forta, me arbitrin Mateo Lahoz që akordoi 13 kartona të verdhë dhe dy të kuq. Souza te Espanyol dhe Jordi Alba te Barça nuk e mbyllën ndeshjen. Goli i barazimit u shënua nga Joselu në minutën e 73, pas penalltisë që u shkaktua nga Alonso.
Pas javës së 15-të, Barcelona qëndron në krye të La Liga-s me 38 pikë, aq pikë sa ka edhe Real Madrid por katalanasit kanë golavarazh më të mirë. Me 13 pikë Espanyol gjendet në vendin e 16-të.