Një video 3D ka treguar si se ish-presidenti amerikan Donald Trump shpëtoi me milimetra nga vdekja nga plumbi që e kapi në vesh.
Dhe kjo ndodhi në të qindtat e sekondit kur Trump ktheu kokën djathtas teksa ishte duke folur me mbështetësit në një tubim elektoral në Pensilvani.
Kjo video e re po bën xhiron e mediave sociale. Pamjet tregojnë këndin dhe trajektoren e plumbit që ishte nisur drejt Trump.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Nëse nuk do të ishte kthyer djathtas, plumbi do ta kishte goditur në kokë. Sipas ekspertëve, nëse nuk do të ishte fatale, e sigurt është që Donald Trump do të ishte në gjendje tepër të rëndë.
Vetë Trump, duke folur pas tentativës për vrasjen e tij, tha se gjëja më e pabesueshme ishte fakti që ktheu kokën në kohën e duhur.
Atentatori 20-vjeçar i Donald Trump u eliminua nga snajperistët e Shërbimit Sekret.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)