Në stadiumin e Kamzës, Tirana fitoi 1-4 me Kastriotin në transfertë. Ndeshja e parë çerekfinale dhuroi pesë gola në pjesën e dytë, me krutanët që më shumë shëtitën në fushë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, teksa pesë golat u shënuan në 45 minutat e dyta. Patrick shënoi dopietë për Tiranën në minutat 47 dhe 47, teksa Selmani shkurtoi nga pika e penalltisë në të 57 minutë. Vetëm dy minuta më vonë, Tirana shënoi me Berishën më 1-3. Më pas Nikqi në të 72 minutë vulosi ndeshjen në 1-4. Ndeshja e kthimit mes tyre për këtë fazë do jetë në 14 mars.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?