66 kilogram kanabis u sekuestruan ditën e sotme nga policia në Vlorë, ndërsa u arrestua edhe poseduesi i tyre.
Sekuestrimi i kanabisit erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit antidrogë, i koduar ''BEDROOM'', ndërsa në pranga k arënë 48-vjeçari Ramiz Zeneli banues në Vlorë.
Sipas policisë lënda narkotike u gjend në lagjen ''28 Nëntori'', në katin e pestë të një pallati, në banesën Ramiz Zeneli, ndërsa kanabisiu gjend në14 pako të mbështjella me natriban.
Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar ''BEDROOM'' !
Sekuestrohen rreth 66 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Vijojnë kontrollet dhe operacionet antidrogë të zhvilluara nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Më datë 18.09.2017, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në mënyrë operative kanë finalizuar një tjetër operacion antidroge të koduar ''BEDROOM'', në të cilën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen ''28 Nëntori'', në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brëndësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i poseduesit të kësaj lëndës narkotike, konkretisht:
Ramiz Zeneli, 48 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO