Një zjarr ka rënë në një pallat ditën e sotme në lagjen ''Pavarsia'' .

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e pestë të pallatit në nujë apartament në pronësi të 60-vjeçarit me inicialet B.K, ndërsa zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje, dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Siaps policisë, në momentin që ka rënë zjarri 60 vjeçari nuk ka qenë në shtëpi, dhe për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar. 

Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë zjarrin në pallat, ndërsa po punohet pë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ''Pavarsia'' , ka rënë zjarr në një banesë.
Policia së bashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qenë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr vlore