VIDEO/ Adhurimi për diktatorin e Koresë së Veriut, fëmijët kërcejnë të emocionuar dhe të përlotur rreth Kim Jong Un

VIDEO/ Adhurimi për diktatorin e Koresë së Veriut, fëmijët kërcejnë të emocionuar dhe të përlotur rreth Kim Jong Un

Kim Jong Un i rrethuar nga fëmijët

Një video e postuar në mediat sociale, ka tërhequr vëmendjen po aq sa videoja ku lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un duke qarë ju kërkonte grave të lindin më shumë fëmijë, për të përballuar rënien e lindjeve në vend.

Videoja e postuar nga llogaria NK News, shfaq adhurimin e fëmijëve ndaj Kim Jong Un në një event të fundit të mbajtur si pjesë e Konferencës së 5-të Kombëtare të Nënave.

Më 8 dhjetor, udhëheqësi i Koresë së Veriut takoi, anëtarë të Shoqatës Koreane të Fëmijëve për t’u fotografuar me ta. Në pamjet e publikuara nga NK News, Kim Jong Un shihet i rrethuar nga djem dhe vajza që kërcejnë rreth tij, disa me lot emocioni në sy.

Disa ditë më parë gjatë konferencës për nënat, lideri i Koresë së Veriut bëri thirrje për përpjekje për të përballuar rënien e lindjeve në vend, siç njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor