Në video shikohet qartë një person me mjekër, i veshur me një kostum ngjyrë gri teksa qetësisht ngjit shkallët për të arritur në katin e tretë, pikërisht në zyrën ku mendon se gjendet shefi policor, në të cilën shpërthen bombën që shkaktoi një të vdekur dhe disa të plagosur si dhe dëme të mëdha në ndërtesën e policisë.
Objektivi i dukshëm ishte shefi i përgjithshëm i policisë Zaahir Zahir, i cili dha dorëheqjen në fund të muajit të kaluar për shkak të sulmeve talebane. Kryengritësit të cilët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2011 kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Afganistan në një kohë që shumica e trupave të huaja ushtarake pritet të largohen. Edhe misioni luftarak i SHBA në Afganistan përfundon zyrtarisht këtë vit pas më shumë se 13 vjet luftë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)