VIDEO/ Afrojnë ndeshjet e Kombëtares, Arbnor Muja shënon dhe asiston në Belgjikë

VIDEO/ Afrojnë ndeshjet e Kombëtares, Arbnor Muja shënon dhe asiston në Belgjikë

Arbnor Muja duke festuar

Sulmuesi i Kombëtares, Arbnor Muja ka shënuar golin e katërt në Superligën belge të futbollit. Skuadra e tij, Antwerp po fiton për momentin 4-0 me Standard Liege për raundin e 14-të në elitën e futbollit belg, me Mujën që ka tundur rrjetën.

Do duhej minuta e 33 që Muja të ishte protagonist me asistin e tij për golin e tretë të shënuar nga Ekkelenkamp. Vetëm tetë minuta më vonë, në të 41, Muja ia doli ta dërgonte vetë sferën në rrjetë.

Një aksion model bëri që Muja të godiste me të djathtë një penallti në lëvizje pas asistit të Balikuisha. Në 14 duelet e këtij sezoni në Belgjikë, Muja ka shënuar katër gola, teksa një të tillë e ka bërë edhe në Champions League.

Kujtojmë se sulmuesi është pjesë e listës së Sylvinhos për dy ndeshjet që Kombëtarja luan kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe për Euro 2024, më 17 dhe 20 nëntor.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor