VIDEO/ Aksident ajror në Francë, momenti kur 2 avionë luftarakë përplasen në qiell

Një aksident me dy avionë luftarakë Alpha Jet ka ndodhur në Francë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Forcave të Armatosura të vendit, Sebastien Lecornou ndërsa mësohet se avionët merrnin pjesë në një provë demonstruese. Dy avionët u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze.

Nga ana tjetër, 2 pilotët e avionit dhe një pasagjer fatmirësisht shpëtuan teksa njoftohet se ata u gjetën të vetëdijshëm, por me lëndime. Një nga tre personat e përfshirë në aksident është raportuar nga organet kompetente si “i plagosur shumëfish”.

Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.

“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, tha Lecornou.

H.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi II i 'Piepolit & Report Tv'/ 41% e shqiptarëve besojnë se PS është e vetmja parti që mund të përshpejtojë integrimin në BE, 35 % thonë PD! Pak besim tek të vegjlit

Sondazhi II i 'Piepolit & Report Tv'/ 41% e shqiptarëve besojnë se PS është e vetmja parti që mund të përshpejtojë integrimin në BE, 35 % thonë PD! Pak besim tek të vegjlit