Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar se Marcus Thuram, golashënuesi kryesor i Interit këtë sezon, do të kthehet në Milano për vlerësime të mëtejshme me mjekët e klubit. Një dhimbje në kyçin e këmbës e ka lënë sulmuesin jashtë ‘Gjelave’ për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë.
“Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së majtë, Marcus Thuram nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e planifikuara për të enjten, 20 mars, në Split kundër Kroacisë’’, thuhet në njoftim.
Thuram bëhet lojtari i tretë i Interit që largohet nga skuadrat kombëtare këtë javë. Nicola Zalewski u thirr nga Polonia pavarësisht se kishte një dëmtim dhe që atëherë ai është kthyer në Milano. Denzel Dumfries gjithashtu është larguar nga skuadra e Holandës për shkak të një dëmtimi të pa specifikuar.

Komente

