Tre të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura paraditen e së enjtes në rrugët e Qarkut të Lezhës. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 9 e 30 minuta në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabë, ku një automjet tip ‘Audi’ u përplas me një kamper në të cilin udhëtonin një çift turistësh gjerman.
Nga aksidenti mbeten të plagosura dy vajza të cilët me lëviznin me autoveturën ‘Audi’. Ato u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha njëra prej të cilave në gjendje më të rëndë për shkak të frakturave të marra në disa pjesë të trupit.
Pak minuta më vonë një tjetër aksident u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes "Sakë". Një motoçikletë në të cilën lëvizte një 31-vjeçar u përplas nga një automjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes.
Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës Marsido Pali, i cili u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pas marrjes së ndihmës së para mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e automjetit që përplasi motoçikletën si dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre dy aksidenteve.
Në harkun kohor të dy ditëve në rrugët e qarkut të Lezhës kanë ndodhur 5 aksidente, me një bilanc të frikshëm 1 e vdekur dhe 8 persona të plagosur.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
65.6%
-
Të gabuar
11.1%
-
Nuk kam mendim
23.3%
Vota total: 352
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksidenti fatal në aksin 'Thumanë-Milot', arrestohet shoferi i kamionit që përplasi 59-vjeçarin me motoçikletë
26 Shkurt, 12:11
-
Ambiente moderne për 522 nxënës të shkollës 'Gjergj Fishta' në Lezhë, Rama: Hap konkret drejt rritjes së cilësisë së mësimnxënies!
25 Shkurt, 18:23
-
Aksident fatal te mbikalimi i Patokut, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamionin (EMRI)
25 Shkurt, 15:15
-
Kazino në mes të qytetit e shtëpi bari në Rrilë, përjashtohen nga radhët e policisë 2 ish-drejtues të policisë Lezhë
24 Shkurt, 12:02
-
Vrasja e Nikulajt/ Saraiva bllokohet gjatë transportit për në gjykatë, shkak punimet në rrugë! Efektivët zbresin të armatosur për të garantuar sigurinë (VIDEO)
23 Shkurt, 12:41
-
Lezhë/ Automjeti përplaset me motomjetin, dërgohet në spital motoristi
21 Shkurt, 16:13
-
Rruga Kukës–Kalimash drejt degradimit, banorët kërkojnë ndërhyrje
20 Shkurt, 15:44
-
Moti i keq/ Probleme me energjinë elektrike në Lezhë, disa fshatra në errësirë prej mesnatës së kaluar, OSHEE në terren për riparimin e defekteve
20 Shkurt, 15:22
-
Elektriçisti humbi jetën në shtyllën elektrike, katër punonjës të OSHEE-së në Lezhë nën hetim nga policia (EMRAT)
20 Shkurt, 15:08
-
Elektriçisti humbi jetën në shtyllën elektrike, policia e Lezhës merr në pyetje katër punonjës të OSHEE
19 Shkurt, 17:14
-
Lezhë/ Po riparonte defektin, elektricisti vdes në shtyllë! Dyshohet se nuk u stakua energjia! Policia shoqëron 4 punonjës të OSHEE (EMRI)
19 Shkurt, 10:00
-
Merr flakë blloku elektrik në një pallat të Lezhës, frikë dhe panik mes banorëve
18 Shkurt, 13:37