VIDEO/ Aksident i trefishtë në hyrje të Tiranës! Makina përmbyset frikshëm

3 mjete janë përplasur në hyrje të kryeqytetit për nga Durrësi, ku njëra prej makinave është kthyer përmbys frikshëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë, vetëm 2 të plagosur lehtë pa rrezik për jetën.

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarje, pamje të cilat tregojnë se drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë qenë me fat.

"Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i një prej  mjeteve dhe një  pasagjer, pa probleme për jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit", ka njoftuar policia në lidhje me aksidentin.  

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të bëhet me detyrim vaksinimi kundër COVID-19?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Basha nuk është djalë si Mema…