Një aksident rrugor u shënua sot, rreth orës 15:00 në Bypass e Fierit në afërsi të spitalit ‘Memoria’

 Nga video duket që makina, tip Mazda është përmbysur në mes të rrugës por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm plagë të lehta.

Policia do të punojë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.